E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Do te demshperblejme cdo te demtuar

Kryeministri Sali Berisha garantoi dje se qeveria i ka te gatshme projektet e nderhyrjes ne Shkoder ndersa premtoi demshperblim te plote per cdo banor te demtuar nga permbytjet

Kryeministri Sali Berisha beri thirrje dje per solidarizim ne perballimin e situates se permbytjeve. Por ne mbledhjen e djeshme te qeverise ai e akuzoi kreun e PS-se Edi Rama se po perdor permbytjet per kapital politik dhe per mungese solidariteti me situaten emergjente te krijuar si pasoje e permbytjeve. Berisha e ka quajtur ndjellakeqeje lojen politike te kundershtarit Rama mbi Shkodren. Gjate mbledhjes se qeverise ai akuzoi kryesocialistin per keqperdorim te fatkeqesise ne Shkoder duke shkelur mbi banoret edhe me protesta dhe se protestat e tij kane vetem nje qellim karrigen per pushtet.

Te zemeresohesh se me ka thene qe fatmiresisht skemi jete te humbura deshmon qarte se je i afte te hedhesh valle mbi kufoma. Kjo deshmon se je nje dore e zeze qe perpiqesh te mbjellesh keq e me keq ajo te nxjerr ty dhjete here me keq se sa ke dale heret e fundit - tha Kryeministri. Duke folur ne menyre direkte Kryeministri u shpreh I them Rames qe jane te paimagjinueshme keto deklarata pasi te demaskojne ty me te keq sepse ne cdo rrethane jeta e njeriut eshte me e kushtueshme.
Z. Berisha solli ne vemendje zhvillimin e protestave apo edhe zgjedhjeve ne struktura te partise ne nje kohe kur vendi perballej me situaten me kritike te historise se tij. Berisha foli per nje skenar te mirorganizuar i cili parashikonte edhe perdorimin e medias per qellime politike. Krahas kesaj Kryeministri permendi edhe protestat per energjine pavaresisht vendimit per mosrritje te cmimit. Gjate mbledhjes se qeverise Kryeministri theksoi edhe nje here rendesine e konsolidimit te te gjitha perpjekjeve per menaxhimin e situates.
Duke folur per masa konkrete ne ndihme te banoreve te permbytur Kryeministri garantoi demshperblimin total te tyre sipas ligjeve morale dhe atyre juridike. Ka nje ligj quhet ligji i digave qe detyron demshperblimin e plote te demeve te krijuara. Ne jemi vend i shtetit ligjor zbatojme plotesisht ligjet tona - tha ai. Kryeministri Berisha beri nje falenderim te posacem per banoret e zonave te permbytura per pergjegjesine qytetare te deshmuar. Bashke me ta Berisha falenderoi te gjitha strukturat shteterore e lokale te angazhuara ne menaxhimin e situates ministra e deputete vendet mike per solidaritetin e treguar per perballimin e kesaj situate emergjence. Duke raportuar shifra ai tha se deri tani jane shperndare 800 tone ndihma ushqimore dhe uje 500 tone ushqim per bagetine jane ndihmuar te pakten 10 mije familje si dhe evakuuar nga zonat ne rrezik me shume se 12 mije banore.
Duke bere nje bilanc te situates Berisha tha se jane evakuuar mbi 12 mije banore si dhe jane ndihmuar rreth 10 mije familje - garantoi qytetaret e Shkodres dhe Nenshkodres se qeveria eshte perqendruar ne lehtesine e gjendjes se tyre te shkaktuar nga permbytjeve. Sipas tij ky operacion do te kishte qene i pamundur nese nuk do te ishte ky perkushtim duke falenderuar te gjithe ministrat dhe qeverite vendore dhe strukturat e tjera qe po punojne per perballimin e situates.U bej thirrje qytetareve shqiptare te vazhdojne solidaritetin me keto zona. Qeveria ka te gjitha mjetet e do ti pergjigjet gjer me nje atyre por asgje nuk e zevendeson solidaritetin njerezor. Solidariteti njerezor eshte i domosdoshem eshte plazma qe sheron shume me shpejt pasojat. Ne vecanti ne kemi probleme per bazen ushqimore te blegtorise. Ne po perpiqemi dhe blejme por ftoj qytetaret te ofrojne sipas mundesise se tyre me cmimin e tregut dhurate me te gjitha format. Duhet te bejme cdo gje qe pas njerezve te shpetojme gjene e gjalle te kesaj zone qe eshte nje nga zonat bujqesore e blegtorale me te fuqishme te Shqiperise dhe qe ka rene nen uje - deklaroi Kryeministri Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›