E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KE-se Bregu thirret ne komisionin e integrimit

Raporti i fundit i Komisionit Evropian per refuzimin e dhenies se statusit te BE-se Shqiperise do te jete objekt diskutimi ne komisionin parlamentar te Integrimit.

Komisioni qe drejtohet nga deputetja e PS Ermelinda Meksi ka thirrur ministren e integrimit Majlinda Bregu ne nje seance degjimore ku pritet te jepen shpjegime mbi dokumentin e BE-se.

Ballafaqimi per refuzimin e statusit te vendit kandidat pritet te shoqerohet me debate ndermjet deputeteve te mazhorances dhe opozites anetare te ketij komisioni parlamentar.

Mazhoranca e cileson opoziten si shkaktare per mosdhenien e pelqimit te statusit te vendit kandidat dhe e fajeson per mosdhenien e votave per miratimin e reformave te kerkuara.

Ne raportin e publikuar nga vete komisioneri Fyle behej e qarte se Shqiperia ka ende probleme me korrupsionin dhe me luften ndaj krimit te organizuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›