Kirgistani, PS reagon për akuzat e Ilir Metës

Lexoni si erdhi reagimi: Meta: Opozita jep si alternativë Kirgistanin
Tiranë, 25 Prill NOA Partia Socialiste nuk e kapërdiu dot akuzën e zëvendëskryeministrit Ilir Meta i cili sot në cilësinë e kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, vlerësoi se opozita po jep si alternativë, Kirgistanin. Akuza erdhi si një kujtesë për ngjarjet e para disa ditëve në Kirgistan ku një turmë njerëzish të udhëhequr nga opozita, nisën protesta të përgjakshme duke rrëzuar qeverinë, krijuar grusht shteti dhe shkatërruar shumë institucione e njësi tregtare me pasoja edhe në vdekjen e disa dhjetëra personave.
Deputeti i PS, Xhemal Qefalia para pak minutave në daljen për media, tha se Ilir Meta është krenar që u bashkua me Saliun për të grabitur prona e pasuri përmes pushtetit të votës së vjedhur.
Ndërsa ne jemi krenarë, - vijoi Qefalia, - që jemi bashkë me popullin për të çliruar votën dhe ekonominë e këtij vendi.
Në përfundim të reagimit të shkurtër, Qefalia vlerësoi se më 30 prill Saliu dhe Iliri do jenë bashkë për të ruajtur plaçkën e vjedhur nga populli, kurse paralajmëroi se ne do të jemi me popullin për liri politike e të drejta ekonomike, që njerëzit e këtij vendi do ti fitojnë pikërisht sepse Shqipëria smund të bëhet Kirgistan.
e.r/NOA
Lexoni si erdhi reagimi: Meta: Opozita jep si alternativë Kirgistanin