Bruksel, propozimi për liberalizimin e vizave në 27 prill

Këtë javë pritet që Shqipëria dhe Bosnje Hercergovina të marrin përgjigje nga institucionet e Brukselit lidhur me aplikimin për liberalizimin e vizave.
Mediat ndërkombëtare ka njoftuar duke iu referuar burimeve nga Brukseli, se në datën 27 prill 2010, Komisioni për të Drejtat Civile dhe çështjet e Brendshme në Parlmentin Europian do të zhvillojë një mbledhje në të cilën do të merret rekomandimi bazik që do të paraprijë më tej procesin e liberalizimit të vizave.
Pasi të marrë në shqyrtim raportin e Komisionit për çështjet e Brendshme Parlamenti pritet që më pas të vazhdojë më tej procedurën me propozimin për heqjen e vizave.
Nëse propozimi i Komisionit do të jetë pozitiv, kjo konsiderohet si një shtysë e madhe në procesin e hyrjes së Shqipërisë dhe Bosnjës në hapësirën shengen.
Raporti i fundit i ekspertëve është depozituar tashmë në Komisionin e drejtuar nga Cecilia Malmstrom e cila pritet të analizojë përparimin e bërë nga të dy vendet.
Pak kohë më parë, gjatë një vizite në Tiranë, Ministri i Jashtëm Italian, Franco Frattini tha se shpallja e vendimit për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të ndodhë në qershor 2010.