E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA: Senati voton të martën sekretarin e mbrojtjes

Komitetit për Shërbime të Armatosura i Senatit amerikan do të votojë të martën të nominuarin e Shtëpisë së Bardhë në postin e sekretarit të ri të mbrojtjes, transmeton Rel.

Chuck Hagel, ish-senator republikan dhe veteran i luftës në Vietnam, ka qenë në shënjestër të kritikave nga senatorët e partisë së tij, të cilët kanë thënë se Hagel është tejet i butë ndaj Iranit dhe shumë kritik ndaj Izraelit.

Hagel është nominuar nga presidenti Barack Obama për të pasuar sekretarin e mbrojtjes, Leon Panetta./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›