E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i KiE: Zgjedhjet lokale shenuan progres Rozeta Rapushi

Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, i cilesoi zgjedhjet lokale te 8 majit, si transparente dhe vuri ne dukje perparimin e bere ne pergjithesi ne organizimin e tyre. Raportuesi gjerman per monitorimin e zgjedhjeve, Vokram Gebel, ne raportin e bere publik para kongresit, i cilesoi zgjedhjet ne Shqiperi si demokratike dhe te mira. "Keto zgjedhje ishin shume te rendesishme; ato ishin zgjedhje demokratike. Kemi pare progres nga autoritetet shqiptare per transparencen e zgjedhjeve. Raporti yne i konsideron zgjedhjet shume te mira dhe transparente. Organizimi ishte shume i mire dhe transparent",- tha ne fjalen e tij Gebel. Por sipas tij, momenti i numerimit te votave solli mjaft tensione dhe polarizimi politik ishte shume i madh. Ne raport, kongresi ve ne dukje perparimin e bere ne pergjithesi nga autoritetet shqiptare ne berjen e organizimit elektoral te zgjedhjeve te 8 majit, si te efektshme dhe njeh ne vecanti, perpjekjet e bera per te siguruar transparencen e zgjedhjeve. Sipas raportit, procedurat e dites se votimit kane qene te kenaqshme dhe ka pasur nje bashkepunim te mire mes anetareve te komisioneve te qendrave te votimit. Ne konkluzionet e raportit theksohet fakti se ajo cka ndikoi negativisht ne procesin zgjedhor, ishte atmosfera politike dhe kohezgjatja e procesit te numerimit, qe sollen tensione dhe konfrontime. Por nga ana tjeter, vezhguesit raportojne se fushata zgjedhore u zhvillua e qete, ndonese u karakterizua nga polarizimi i debateve dhe akuzave personale mes kandidateve dhe jo nga problemet per pushtetin lokal. "Dita e votimit ne vetvete, konsiderohet e kenaqshme nga delegacioni. Ajo u zhvillua relativisht ne nje atmosfere te qete. Megjithate, u evidentuan disa probleme, si: vonesa ne hapjen dhe mbylljen e votimit, mbipopullimi i qendrave te votimit, si dhe paqartesi te shpeshta per procedurat qe duhet te ndiqeshin",- thuhet ne raportin per Shqiperine. Ne te vleresohet gjithashtu, se mungesa e dialogut konstruktiv politik nuk arriti te kontribuoje ne ndertimin e marredhenieve te drejta mes te aktoreve politike, te nevojshme per qeverisje te mire vendore.

Bojkoti i Parlamentit, coi ne ngerc te rende politik

Ne raportin e Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, permendet edhe mungesa e gjate e dialogut politik ne vend, si dhe bojkoti i opozites qe coi ne ngerc politik. Ne te vleresohet se qe nga tranzicioni ne vitin 1991, skena politike ne Shqiperi eshte shenuar nga nje polarizim i larte midis dy partive me te medha politike dhe se ne vitin 2011, situata vijoi me nje mosbesim te thelle mes partive politike dhe me kriza periodike. "Ne 8 Maj 2011, zgjedhjet ishin te parat, qe prej atyre parlamentare te qershorit 2009, te kontestuara. Ne te vertete, ne vitin 2009, koalicioni zgjedhor i udhehequr nga Partia Demokratike (PD) formoi nje qeveri me Levizjen Socialiste per Integrim (LSI), bazuar ne nje shumice te ngushte. Opozita, e kryesuar nga Partia Socialiste, konsideroi se zgjedhjet ishin manipuluar dhe sfidoi legjitimitetin e qeverise te sapoformuar dhe, si rezultat, bojkotoi Parlamentin. Kjo situate coi ne nje situate te rende politike, e cila u zgjidh vetem pjeserisht ne maj 2010, kur perfaqesuesit e Partise Socialiste u kthyen ne Parlament",- thuhet ne raport.

KONKLUZIONET

Zgjedhjet lokale te 8 majit, pervec disa perjashtimeve, mund te konsiderohen transparente. Megjithate, delegacioni vuri re tensionin e vazhdueshem mes dy koalicioneve kryesore. Kjo ka ndikuar negativisht ne procesin zgjedhor dhe ne atmosferen politike.

Ne Tirane, kohezgjatja e gjate e procesit te numerimit, solli tensione dhe konfrontime.

Delegacioni beson se fushata zgjedhore u zhvillua ne nje situate tejet te tensionuar politike. Fushata u karakterizua nga polarizimi i debateve dhe akuzave personale mes kandidateve. Fushata, e cila duhej te ishte perqendruar ne ceshtjet e pushtetit lokal, tek nevojat e ketij pushteti; u perqendrua kryesisht ne politiken kombetare dhe/ose ne ceshtje personale.

Autoritetet publike shqiptare kane bere perpjekje te konsiderueshme dhe pergatitja e zgjedhjeve ishte permiresuar.

Mbulimi i medias ishte i ekuilibruar.

Dita e votimit, ne vetvete, konsiderohet e kenaqshme nga delegacioni. Ajo u zhvillua relativisht ne nje atmosfere te qete. Megjithate, u evidentuan disa probleme, si: vonesa ne hapjen dhe mbylljen e votimit, qendrat e votimit te mbipopulluara, paqartesi te shpeshta per procedurat qe duhet te ndiqeshin.

Mungesa e dialogut konstruktiv politik nuk arriti te kontribuoje ne ndertimin e marredhenieve te drejta mes te aktoreve politike, te nevojshme per qeverisje te mire vendore.

Te dy koalicionet, nuk arriten te kryejne detyrat e tyre per menaxhimin e zgjedhjeve. Per fat te keq, Kodi Zgjedhor le hapesire te madhe veprimi qe vendimet te merren nga palet ne nje shumice te thjeshte. Nje opsion per te ardhmen mund te jete krijimi gradual i pavaresise, per anetaret e te gjitha komisioneve zgjedhore.

Kongresi mund te mbeshtese veprimet per te dy palet, per te permiresuar zgjedhjet dhe per te ndihmuar perfaqesuesit e sapozgjedhur ne ceshtjet e demokracise lokale. Nje detyre e rendesishme eshte qe te ndihmoje ne krijimin e nje klime te besimit dhe te demokracise se shendoshe mes paleve te interesuara. Ne kete drejtim, menjehere pas zgjedhjeve, Kongresi filloi nje nisme per promovimin e dialogut konstruktiv mes perfaqesuesve te sapozgjedhur lokale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›