Minatoret kalojne dhimbjen, rikthehen sot ne pune
Bulqize- Me bojkot te punes ne miniere dhe dhimbje per humbjen e jetes se minatorit Naim Shyti, pas shperthimit te gazit ne nivelin 16, eshte shoqeruar dita e pare pas tragjedise ne Bulqize. Qindra minatore nuk u paraqiten ne pune, nderkohe qe ne oret e pasdites percollen per ne banesen e fundit, mes lotesh e dhimbjes, kolegun e tyre. Kurse per 8 te plagosurit nga shperthimi, ne pusin e ri numer 9, sipas mjekeve, vetem nje prej minatoreve paraqitej me rende. Nga ana tjeter, minatoret pretenduan se fajtore per kete tragjedi eshte kompania ACR, qe i detyroi te futeshin ne galeri me perqindje te madhe te gazit te perqendruar. Sipas tyre, matja e nivelit te hidrogjenit, tregoi se situata ishte e rrezikshme dhe mungonte ajrimi. Por kompania i mohoi keto pretendime, kurse RISHMI dhe Task-Forca deklaruan se ende nuk eshte e qarte situata e aksidentit, pasi duhet inspektuar plotesisht ne vendngjarje, sepse ka ende nivel te larte te gazit ne galeri dhe nuk mund te hyhet. Kurse Prokuroria e Dibres po shqyrton dokumentacionin e plote te ACR-se, urdhrat e punes, te Ministrise se Ekonomise dhe Energjetikes dhe nxjerrjen e pergjegjesive. METE deklaroi menjehere pas aksidentit, se kishte dhene urdher-pezullimi per cdo punim, deri ne riparimin e demeve te shkaktuara nga mungesa e mirembajtjes, per shkak te greves e protestave qe zgjaten 3 muaj. Vete kompania deklaroi se kishte shperthyer nje vater gazi teksa punohej per pusin e ri numer 9, sipas detyrimeve koncesionare me ministrine. Por, deri dje nuk ka pasur asnje veprim nga ana e policise dhe prokurorise rreth pergjegjesve, pasi priten edhe rezultatet nga vendngjarja. Gjate shperthimit tragjik, rreth ores 10:10 te se martes, ne minieren e Bulqizes, humbi jeten 40-vjecari Naim Shyti, dhe u plagosen 8 minatore te tjere. Minatori Baki Bajraktari pretendoi: "Minatoret jane detyruar te futen ne galeri, edhe pse perqindja e gazrave te hidrogjenit e metanit ishte shume me e larte nga cfare lejohet". Edhe minatori i plagosur, Agim Perkola, nga shtrati i spitalit rrefeu: "Kur u futem ne galeri, niveli i gazrave te hidrogjenit ishte i madh, dhe per fat ndodheshin larg nga vatra e shperthimit ku kishte rrezik jete, dhe u plagosem".
Mjeket: Te tre minatoret e plagosur, ne kurim intensiv
Minatoret qe i mbijetuan incidentit tragjik, te transportuar per ndihme me te specializuar mjekesore ne Spitalin Ushtarak Tirane, jane zhvendosur dje nga ky spital dhe po mbahen ne terapi intensive, ne nje prej spitaleve private ne kryeqytet. Ne gjendje me te rende paraqitet Basri Toska, 50 vjec, i cili gjate shperthimit ka pesuar demtime ne koke, por mjeket nuk kane vene re demtime te medha te trurit, gje qe i ben ata optimiste per normalizimin e shpejte te shendetit te tij. Ndersa Hajri Koci, megjithese ka marre plage te renda ne zonen e legenit dhe ne brinje, paraqet gjendje me te mire shendetesore, pasi eshte i ndergjegjshem dhe arrin te komunikoje. Vetem nje dite me pare, dy te plagosurit iu nenshtruan nderhyrjes kirurgjikale ne Spitalin Ushtarak dhe aktualisht, trajtohen ne Spitalin Amerikan. Nderkohe qe mjeket thone se edhe gjendja shendetesore e Agim Perkolajt, eshte e stabilizuar pas operacionit ne shpatullen e majte.