Raporti i MD, tendencioz. Shkel Kushtetutën
TIRANE- “Raport tendencioz, te devijuar nga konteksti dhe qe minon besimin publik tek ndjekja penale”. Keshtu e ka quajtur Prokuroria e Përgjithshme, raportin e fundit te Ministrise se Drejtesise mbi inspektimet e kryera në prokurori. Ne nje reagim per kete raport, Prokuroria akuzon ministrine se ka përdorur të dhënat statistikore të Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2011, duke i manipuluar dhe duke paraqitur shifra ndryshe nga çfarë janë në realitet.
Sipas saj raporti ka dhënë konkluzione për ligjshmërine e vendimeve të mosfillimit, vendimeve të pushimit, vendimeve të dergimit në gjykim dhe të regjistrimit të procedimeve penale, duke dalë jashtë kontekstit të nenit 56, pasi për ligjshmërinë e vendimarrjes së prokurorëve vendosin gjykata ose prokurori më i lartë.
Ajo thekson se hetimet për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë nuk janë hetime penale dhe nuk mund të gjykohen dhe vlerësohen nga Ministria e Drejtësisë.
Sipas reagimit, gjuha dhe terminologjia e përdorur në këtë raport e kordinuar kjo me manipulim të shifrave jo vetëm të statistikës së prokurorisë por edhe të përqindjeve të prokurorive të kontrolluara të shkallës së parë tregojnë qartë mosprofesionalizmin e kontrolleve dhe ushtruara, tendencën në sensin negativ të shfaqur në këto kontrolle, duke devijuar nga fryma e ligjit që ka për qëllim që nëpërmjet kontrolleve, të përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme aktiviteti profesional i prokurorisë.
Duke u ndalur ne politikën e dënimit, Prokuroria thekson se “ministria ia faturon organit të akuzës, ku në fakt nuk ajo që bën politikën e dënimit, por gjykatat me vendimet e tyre bëjnë politikën e dënimit në tërësi dhe për vepra penale në veçanti”.