Reforma zgjedhore diskutohen pikat me te nxehta
Reforma zgjedhore ka hyrë në një periudhë të rëndësishme të saj. Palët janë përfshirë në debate mbi ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Pikat më të nxhehta lidhen me ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndryshimin e zonave zgjedhore dhe caktimi i numrit të kandidatëve për çdo zonë zgjedhore, dorëheqjen e zyrtarëve që do të kandidojnë dhe caktimin e kohës së reklamës qeveritare. Ndëkohë gjatë këtyre muajve janë miratuar një sërë amendamentesh, të cilat lidhen me përfshirjen e grave të listat në masën 30%, financimin e partive politike në fushatat zgjedhore, ashpërsimin e sanksioneve për komisionerët që dëmtojnë procesin, si dhe ndryshimet e dispozitave për listat e zgjedhësve. Një pikë që pritet t’i nënshtrohet debatit është edhe votimi dhe numërimi elektronik i votës.
Faktori ndërkombëtar ka vlerësuar reformën zgjedhore si tepër të rëndësishme. Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino, gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Ndërministror për Integrimin, theksoi se rishikimi i ligjit zgjedhor duhet përfundojë sa më shpejt, në mënyrë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të kryhen në mënyrën sa më të mirë. Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Volfart, duke qendruar në të njëjtën linjë dhe mbështetur punën e komisionit të posaçëm parlamentar, ka theksuar se veprimet e marra në minutën e fundit nuk janë asnjëherë të mira mjaftueshëm dhe kësaj here nuk do të funksiononte.
Prezenca e OSBE-së, për të inkurajuar reformën zgjedhore, organizon të hënën dhe të martën një tryezë me temë “Teknologjitë e reja në zgjedhje” dhe “Administrimi i zgjedhjeve”, ku përveç ambasadorit Volfart dhe anëtarëve të komisionit, do të marrë pjesë kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e ngarkuara me punë e ambasadës britanike, Elizabeth Evans dhe shefi i Zyrës së Këshillit të Europës, Marco Leidekker.