Rama vizitë në Britani, takime me Laburistët dhe LSE
Kreu i opozitës pas përfundimit të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është nisur në një vizitë në Britaninë e Madhe. Rama do të zhvillojë takime me drejtues të lartë të Partisë Laburiste si dhe do të marrë pjesë në takim në London School of Economics ku do të diskutohet për programin politik të PS-së.
Laburistët anglezë transformuan përgjithnjë politikën e të majtës përmes Rrugës së Tretë dhe i paraprinë zhvillimeve të shekullit të ri, shkruan Rama në profilin e tij në Tuiter. Shpresojmë të marrim për më tej ndihmën e tyre në rrugën tonë të programit. Nëse do ta marrim do të jetë një ndihmë e paçmueshme për PS tonë.
Pas kthimit nga SHBA, Rama ishte në Berat, Pogradec dhe Korçë ku u dorëzojë kartën e anëtarësisë të rinjve të këtyre qyteteve. /F.Stafa/