E Diel, 1 Nëntor 2026

Theçer: Do të doja të mos isha futur fare në politikë

Theçer me burrin Denis dhe dy fëmijët

Margaret Theçer njihet si “Gruaja e Hekurt” e Britanisë së Madhe por mesa duket ajo nuk është e tillë. Ish-kryeministrja e Anglisë është shprehur se nuk do të hynte në politike në qoftë se do të kishte mundësi edhe njëherë të zgjidhte.

Në një rrëfim tronditës, Theçer i ka thënë një deputeti konservator se ajo nuk do të vendoste këmbën në parlament për shkak të pasojave që zgjedhja e saj i solli në jetën familjare. Ajo i është rrëfyer Lordit Majkëll Spicer në prill 1995. Theçer e cila dha dorëheqjen në nëntor të vitit 1990, i ka thënë Spicerit në parlament se e urren të kthehet në këtë vend.

Theçer - Spicer

Gjatë një takimi me burrin e saj, pesë vite pasi ishte larguar nga detyra, Theçer ia ka shprehur edhe atij keqardhjen për ndikimin që ka pasur tek ai dhe fëmijët të qenit kryeministre. Ajo i qëndrojë besnike gjatë detyrës dhe deri në vdekje burrit të saj Denis, që ndërroi jetë në vitin 2003.

Theçer ka një marrëdhëniet të largët me binjakët e saj, pasi ata e vizitojnë shumë radhë. Djali i saj, Mark, jeton në Spanjë dhe e viziton një herë në katër apo gjashtë javë. Ndërsa vajza, Karol, kalon muaj pa e parë 86-vjeçaren edhe pse ajo ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Theçer si kryeministre

Margaret Theçe ka lindur me 13 tetor 1925. Ajo ishte kryeministre nga viti 1979 deri në vitin 1990 duke qenë e vetmja femër që ka mbajtur këtë post. Një gazetar i ish-Bashkimit Sovjetik e quajti atë Gruaja e Hekurt që u kthye për atë në një epitet. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›