Raporti i Martit, Ljajiç: Të kryhet hetim gjithpërfshirës

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale në qeverinë e Serbisë, Rasim Ljajiç, ka deklaruar se pas miratimit të rezolutës në Këshillin e Evropës bazuar mbi raportin e Dick Martit, pret hetim gjithpërfshirës të bashkësisë ndërkombëtare mbi pretendimet për trafikim organesh në Kosovë
"Tani është radha e EULEX-it, për të cilin Ketrin Eshton tha se ka kapacitet ta kryejë këtë hetim", ka thënë Ljajiç.
Ai ka shtuar se Prokuroria për krime lufte në Beograd është e gatshme për bashkëpunim, dhe se të gjitha dëshmitë e rëndësishme do t`i dorëzojë EULEX-it.