E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plas edhe në Jemen, kërkohet largimi i Presidentit

Këto demonstrate vijnë pas protestave masive në Egjipt dhe kryengritjeve në Tunizi, të cilat sollën largimin e Presidentit Ben Ali.

Presidenti tunizian "u largua pas më shumë se 23 vjetësh, 32 vjet në Jemen, mjaftojnë", ishin thirrjet e manifestuesve, që i referoheshin lëvizjes popullore të paprecedentë në Tunizi, që solli largimin e Presidentit Ben Ali.

Opozita jemenase dhe aktivistë të rinj u mblodhën në katër pjesë të qytetit, përfshi Universitetin e Sana-së, duke hedhur slogane anti-qeveritare.

Ata bënë thirrje gjithashtu për reforma ekonomike dhe përfundimin e korrupsionit.

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, lindi me 21 mars 1946, dhe që nga viti 1978 ndodhet në krye të shtetit. Saleh është Presidenti më jetëgjatë në historinë e Jemenit. Deri në vitin 1990 ai ishte President vetëm i pjesës Veriore, teksa pas bashkimit ai u bë President i Jemenit të unifikuar.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-01-27 12:07
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›