Greqi, shpërthime në Athinë dhe Zakinthos
Mëngjesin e sotëm, kryeqyteti grek, Athina dhe ishulli Zankinthos janë tronditur nga disa shpërthime të bombave artizanale. Ky lajm konfirmohet nga gazeta on-line "Kathimerini", e cila thekson se shpërthimet në Athinë ndodhën në lagjen ``Zografu`` dhe në një fast-food në lagjen ``Ambeloqipi``.
Po ashtu, gazeta njofton se një sasi eksplozivi ka shpërthyer edhe në një internet-kafe në ishullin grek Zakinthos. Të gjithë shpërthimet shkaktuan vetëm dëme materiale.