Demonstrata, makina në kryeministri ndalohet pronari
TIRANE- Policia e Tiranës ka vënë në pranga pronarin e automjetit, të cilin, më 21 janar, demonstruesit duke e shtyrë e futën brenda portës së kryeministrisë. Automjeti dëmtoi edhe bankinën që ndodhej në hyrje të Kryeministrisë. Arrestimi i Agron Hamdi Troksit, është bërë dje, 5 ditë nga demonstrata e antiqeveritare e opozitës, ku mbetën të vrarë 3 demonstrues dhe dhjetëra u plagosën.
Për 50 vjecarin nga Tirana është ekzekutuar urdhër ndalimi i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili mban datën 26 janar 2011.
Ndalimi i tij është bërë pasi “pasi më datë 21.01.2011, nga ora 14.00-16.00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë, me automjetin me targë Tr 8118 B, i cili është në pronësi të tij, ka hyrë në territorin e objektit të Këshillit të Ministrave, duke dëmtuar edhe bankinën që ndodhej në hyrje të Kryeministrisë, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik.”- bëhet e ditur në njoftimin për shtyp të policisë. Vepra penale në ngarkim të tij, parashikohet si krime nga nenet 236/2 e 150 të Kodit Penal.
(s.g/BalkanWeb)