Raporti i ODIHR-it perpara shpalljes se rezultateve nga KQZ
OSBE-ODIHR-i do te publikoje raportin e vet per zgjedhjet e 8 majit 2011 perpara se ato te kene perfunduar plotesisht. Nderkohe qe prej dates fillestare kane kaluar disa muaj ne Shqiperi pritet qe ende te zhvillohet nje raund tjeter ne Komunen Shale gje qe praktikisht e shtyn ne kohe publikimin e nje raporti vleresues nga ana e vezhguesve nderkombetare. Por ne nje prononcim per Vizion Plus zedhenesi i ODIHR-it Jens Hagen Eschenbaecher ka bere te ditur se raporti do te zbardhet javen e ardhshme. Nese nje gje e tille do te ndodhe atehere me gjase ky do te jete nje rast i rralle kur dokumenti i vleresimit te zgjedhjeve do te dale ne qarkullim perpara se institucioni pergjegjes per administrimin e tyre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te shprehet publikisht per to. shte e natyrshme qe pritmerite me te medha te jene per procesin zgjedhor ne Tirane ku edhe pretendimet e opozites socialiste jane te medha dhe mjaft kundershtuese. Madje me gjithe karakterin specifik te zgjedhjeve lokale kur deformimi ne nje njesi administrative nuk prek njesite e tjera sikunder ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare selia roze nuk ka munguar te flase per manipulim dhe thellim te krizes politike ne vend. Per kete arsye nese ne planin e pergjithshem ODIHR-i ka paralajmeruar me raportin paraprak nota pozitive per Tiranen vleresimet e tij do te jene konfirmuese ose jo te kundershtimeve opozitare. Prej nga ku mandej do te ndertohet i gjithe debati pasues. Rrjedhimisht perdorimi i raportit per nevoja te politikes pritet te jete i dyanshem duke ricikluar nje dyzim per zgjedhjet te tille qe kushtezon edhe bashkepunimin e se ardhmes. Rendesia ne kete rast qendron ne faktin se PS-ja me aleatet e vet se fundmi ne emer te deshtimit te zgjedhjeve ne kuptim te arritjes se standardeve kane kerkuar nje reformim te plote te sistemit duke perfshire ketu edhe nderhyrjet ne Kushtetute. Nje note e bute nga OSBE-ODIHR-i per procesin e 8 majit do te ulte poziten negociuese te PS-se ne kete qasje te sajen perderisa gjykimet e ekuilibruara i japin nje argument shumices se djathte qe aktualisht flet vetem per nevojen e reformes zgjedhore. Krijimi i gjithe kesaj situate lidhet me krizen politike ne vend per te cilen palet e perfshira adresojne pergjegjesi reciproke ne nje loje qe do te ridimensionohet ne muajin tetor kur Bashkimi Europian do te jape opinionin e vet per statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Zgjedhjet jane nje prej kushteve thelbesore se bashku me funksionimin e Parlamentit qe varet nga bashkepunimi PD-PS. Por me raportin e ODIHR-it opinioni shqiptar do te mesoje per gjykimin e nderkombetareve per 8 majin e per pasoje edhe per dritaren qe i lihet Shqiperise ne procesin e Integrimit Europian ku deshtimi i mundshem faturon pergjegjesi te medha. Me thjesht me nje vleresim final per zgjedhjet nota negative ne tetor dhe arsyetimi per te nga BE-ja do te zbuloje edhe fajtorin e deshtimit cka e ben qe tani lojen politike te kushtezuar nga dispozitat e raportit qe normalisht pritej te publikohej ne muajin shtator pra pas perfundimit te te gjithe procesit zgjedhor.