Haximarkaqi Shqiperia se shpejti ne BE
Ndaloni fenomenin e ndertimeve te larta qe jane nje perseritje e gabimeve te Spanjes dhe disa vendeve te Mesdheut. Kjo ishte keshilla e pare qe i dhane kryebashkiakut Stefan ipa eurodeputetet Jorgo Haximarkaqi dhe Frank Angel ne nje takim te zhvilluar pasditen e djeshme ne Bashkine e Sarandes. Ata u ndalen edhe ne raportin e veshtire pozite-opozite ne Shqiperi raporte qe i kane pare problematike te konkretizuara ne mosfunksionimin normal te institucioneve. Funksionimi i demokracise permes institucioneve perben nje nga kushtet e zgjerimit te BE-se nenvizoi europarlamentari Haximarkaqi. Perkunder sjelljeve te politikes ai vleresoi ne takimin me zotin ipa mbeshtetjen e qytetareve shqiptare per BE duke thene se sondazhet tregojne qe kjo mbeshtetje eshte ne kuoten me te larte se ne cdo vend tjeter. Ndersa eurodeputeti Frank Angel dha mesazhin e bashkepunimit edhe ne politiken shqiptare duke treguar se ai vjen nga nje grup i ndryshem parlamentar nga kolegu i tij grek por qe megjithekete jane bashke edhe ne kete tur takimesh ne jug te Shqiperise. Frank Angel tha se e njeh Saranden permes nje filmi te Xhejms Bond te titulluar Per syte e tu i cili ka ne qender kontrabanden qe behej nga greket permes Kanalit te Korfuzit qe bazen e tyre e kishin ne Shqiperi. Kryebashkiaku ipa duke vleresuar verejtjen e eurodeputeteve per ndertimet e larta foli per perpjekjet qe kane nisur te behen per te ndalur shkaterrimin urban dhe per rigjenerimin e vlerave te mbetura. Ai iu referua qytetit tradicional te 20 viteve me pare kur Saranda kishte ndertime harmonike me relievin dhe pranine e gurit te skalitur si dhe te lules tipike te bukonviles. Kreu i bashkise ipa tha se ne kete sezon turistik qyteti ka katerfishuar vetveten por ndersa eshte regjistruar ardhja e 30 mije turisteve te huaj ka verejtur se ne total ka me pak turiste kete vere. Ai tha se ka shkaqe komplekse kjo situate duke nisur nga impaktet negative qe jep politika dhe ato qe solli tranzicioni pas zgjedhjeve te 8 majit deri tek efektet e krizes rajonale qe ne Sarande eshte e ndjeshme edhe per shkak te emigracionit masiv ne shtetin fqinj Greqine.
Nderkohe te ftuar nga deputeti i LSI-se Vangjel Tavo europarlamentaret kane vizituar edhe qytetin e Gjirokastres. Gjate nje komunikimi me gazetaret eurodeputeti gjerman Haximarkaqi eshte shprehur se une bashke me kolegun tim qe perfaqesojme Parlamentin Europian jemi ketu per sa i perket ceshtjeve apo procesit te Shqiperise ne lidhje me perfshirjen e saj ne Bashkimin Europian. Jane 12 kushte te cilat Shqiperia duhet ti permbushe dhe une jam shume optimist dhe me plot shprese qe keto do te realizohen nga ana e pales shqiptare. Te shoqeruar nga nenkryetari i Parlamentit Vangjel Tavo te dy eurodeputetet Haximarkaqi dhe Angel kane vizituar keshtjellen e qytetit te Gjirokastres pazarin karakteristik disa banesa Monument Kulture etj.