E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli: Beni si PD, jepni para nga paga per njerezit ne nevoje

Ftesa e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli per darke per te gjithe deputetet me rastin e festave te fundvitit, shkaktoi jo pak debate mes paleve. Ne emer te grupit socialist, Gramoz Ruci, i kerkoi te heqe 63 deputetet socialiste dhe parate e shpenzuara per darke t'ua jape familjeve ne nevoje. "Beni zbritje te 63 deputeteve nga darka luksoze, qe disa familje ne nevoje te hane per nje muaj", - tha Ruci. Por sipas Topallit, socialistet mund te bejne edhe me shume, te japin nje pjese te pages se tyre per familjet ne nevoje. "Sa per darken, eshte tradite prej 20 vitesh e Kuvendit dhe une ftesen e kam bere me zemer. Por ju shkelqeni me bojkotimin tuaj. Po te doni te ndihmoni familjet ne nevoje, hiqni perqindjen nga rroga, sic bejne deputetet e PD dhe jua japim njerezve ne nevoje. Po jo pastaj te coni sms, pse ma mbani rrogen", - replikoi Topalli.

Perplasjet me te nxehta mes PD-PS ne Kuvend

Sali Berisha: Lufta kunder kontrabandes ne disa sektore delikate, i intereson grupeve te miliardereve brenda opozites. Nuk do ta harroj kurre reagimin tuaj per lojerat e fatit ne keshillin bashkiak dhe bete ate vetem per Fidelin e Partise. Ne nje kohe kur sot cdo nate, familjet shqiptare bien ne fatkeqesi te madhe nga ajo industri mekati dhe ne nje kohe kur opozita duhet te ishte e para, qe te thoshte duhet t'u vihen drynat, opozita ishte ajo, qe protestoi ne menyren me absurde ne parlament per te mbrojtur kryebixhosxhiun e vendit, qe eshte edhe nje nga miliarderet me te fuqishem te partise suaj, zotin Fidel Yllli dhe industrine e tij.

Fidel Ylli: Zoti kryeminister frikacak, qe hedh nje shashke dhe iken. Ducja ka pasur nje shprehje, me shani me shani po mos me harroni, une do shqetesohesha nese nuk do ma permendni emrin, ju deklaroni se qe ne momentin, qe i kam hyre politikes, nuk kam kompani bastesh dhe ndertimi. Por PS morri nje vendim grupi, qe ne 23 qershor, do te te beje milioner duke te nxjerre ne pension, qe te te shtohet pensioni, sic po jua shton ti pensionisteve sot.

Jozefina Topalli: Me Ducen ne koke do te vini ne pushtet ju....

Genc Ruli: Ju vazhdoni me elegjine e cmimeve, se mendoni se kur ne bote cmimet ndryshojne cdo 20 dite, tek ne nuk ndryshojne. Sa per replike, se keni filluar te flisni per pushtetin dhe ndihet se keni nje si frike kur flisni. Ne nuk ju kemi thene, se ju nuk do te vini ndonjehere ne pushtet. Do vini njehere, por jo mandatin tjeter.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›