Zgjedhjet, nen alarmin e rreme te PS Nga Astrit Patozi, Kryetar i Grupit Parlamentar te PD
Nuk eshte serioze per nje force politike qe te sjelle ne Kuvend nisma, jo per t'u votuar, por qe ato te rrezohen. Dhe pastaj kjo te keqperdoret si argument per gjoja shkelje e te drejtave te opozites. Per fat te keq, kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh
Se pari, deshiroj te ritheksoj predispoziten absolute te mazhorances per te mos refuzuar asnje kerkese te Partise Socialiste per hetim parlamentar. Kjo eshte nje prirje e pandryshueshme, qe bazohet ne te drejten kushtetuese te opozites per te ushtruar kontroll mbi veprimtari te vecanta te shtetit. Dhe mbi te gjitha, per faktin se Partia Demokratike, qeveria e saj, nuk kane asgje per te fshehur. Ne nuk vendosim asnje kusht per ceshtjet apo problematiken qe opozita kerkon te hetoje. Problemi eshte se kerkesa e PS nuk eshte ne konflikt me ne, me Partine Demokratike, por me kushtetuten, me ligjin dhe me vendimet e Gjykates Kushtetuese. Per te mos u zgjatur shume me argumente juridike, te cilat u rrahen edhe nga diskutantet e tjere, Kuvendi nuk mund te marre atribute te institucioneve te tjera, dhe se nuk mund te kete hetim per nje ceshtje per te cilen ende KQZ dhe Kolegji Zgjedhor nuk e kane thene fjalen e fundit. Keshtu, sic eshte shkruar, kerkesa e PS eshte sjelle qellimisht qe te mos miratohet. Dhe nuk eshte serioze per nje force politike qe te sjelle ne Kuvend nisma, jo per t'u votuar, por qe ato te rrezohen. Dhe pastaj kjo te keqperdoret si argument per gjoja shkelje e te drejtave te opozites. Per fat te keq, kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh. E njejta skeme u zgjodh edhe me kerkesen per hetim ne Ministrine e Mbrojtjes, e cila u ndryshua pastaj per Sherbimin Informativ te Ushtrise, por edhe ne te ashtuquajturen pakete kushtetuese te Partise Socialiste, e cila synonte thjesht dhe vetem krijimin e nje vorbulle te re ne debatin politik. Por a mund te jete ky nje gabim njerezor apo pakujdesi e hartuesve, qe mund te haje debat? Kategorikisht JO. Ne kemi bindjen e plote se Partise Socialiste nuk i mungojne juristet e zote. Kjo do te thote se eshte bere qellimisht per ta vene ne veshtiresi Kuvendin, duke e bere automatik refuzimin. Ne fakt, arsyeja eshte teresisht politike. Partia Socialiste kerkon te perhape ne publik alarmin e rreme se gjoja po cenohen zgjedhjet, 7 muaj para se ato te mbahen. Cili eshte pseudomeraku apo preteksti i opozites? Sipas saj mazhoranca po prek harten elektorale. Pergjigja jone eshte e thjeshte. Partia Demokratike nuk ka asnje lidhje me kete pretendim. Po te ishte ne doren dhe deshiren e saj, sigurisht harta do te ishte krejtesisht tjeter. Po a ia vlen qe te merremi me kete? Absolutisht jo. Cdo ndryshim qe ka ndodhur dhe mund te ndodhe eshte vetem pasoje e Kodit, e regjistrit te gjendjes civile dhe e levizjeve demografike ne vend. Kaq. Sepse kjo eshte nje Shqiperi dinamike, e cila as nuk leviz dhe as zhvillohet per shkak te interesave elektorale te Partise Socialiste dhe te Partise Demokratike. Pas kater vjetesh mund te kemi nje projeksion krejtesisht tjeter te shperndarjes se deputeteve, pas 8 vjetesh ndoshta nje permbysje. Po cfare do te bejme? Do te qajme sa here te afrohen zgjedhjet.
Kaq eshte e verteta e kesaj nisme. Gjithcka tjeter eshte spekulim i paster politik. Ne, si mazhorance, mund te bejme gjithcka sot dhe ne te ardhmen, por friken nga humbja nuk ua heqim dot. Behuni burra dhe merreni me kuraje 23 qershorin! Behuni burra dhe thojeni qe sot se e pranoni rezultatin, sido qe te jete. Fjalen tone e keni pasur dhe e keni gjithmone. Sepse edhe ne laborator po t'i mbash zgjedhjet, ato mund te hidhen ne ere, mjafton qe njera pale te kontestoje rezultatin. Kjo ka ndodhur me ne qe nga 2009 e deri sot, per shkak te Edi Rames. Kujtoni per nje cast zgjedhjet amerikane. Ato nuk trajtuar si nje film i bukur, qe te ben te harrohesh disa ore, por si nje leksion demokracie. Zgjedhjet tona te fundit kane vuajtur me se shumti nga pjesa e dyte. Nga pranimi i rezultatit. Shqiperise i ka munguar pjesa e Mitt Romney-t dhe kjo eshte me shume se gjysma e punes per cdo proces elektoral. Shpresoj qe kjo te mos ndodhe edhe pas 2013-es, sepse do ta kthente kryetarin e PS ne fenomen qesharak unik ne bote. Nuk shkohet ne zgjedhje duke menduar per skuten apo cepin e ngrohte, ku do te strehohet shefi i opozites ne parlament. (Kete kerkon ndryshimi i propozuar ne Rregulloren e Kuvendit. Kryeminister prej letre apo kryeminister te dites se enjte ne dreke.) Nuk shkohet ne zgjedhje, duke kerkuar qe edhe opozita te marre ndonje cope apo llokme pushteti, megjithese nuk merr votat dhe nuk zgjidhet nga qytetaret. (Kete kishte parasysh paketa e famshme e Partise Socialiste per ndryshimet kushtetuese).
Opozita nuk ben pazare, per te marre nje cope presidenti, nje gjysme prokurori, tre gjykates ketu, e dy anetare bordi atje. Opozita lufton per parimet e veta. Ose fiton, ose humbet per shkak te tyre. Nuk shkohet ne zgjedhje duke trembur, ne radhe te pare njerezit e tu, me gjoja ushtrine e ruajtjes se votes. Nje ushtri, qe nuk ka fituar asnje lufte ne keto 8 vjet, jo se eshte e paafte, por se lufte nuk ka pasur ndonjehere. Nuk e ka prekur njeri voten dhe as ka ndermend ta preke. Eshte nje histori qe ka ndodhur vetem ne koken e Edi Rames dhe nje justifikim qe i ka sherbyer vetem atij. Ndaj edhe ky komision nuk mund te ngrihet. Ndaj edhe ne do te fitojme serish me 23 qershor.