Shoqëria Civile propozon kufizimin e mandateve për të zgjedhurit e pushtetit lokal

Proces votimi
Kufizimi i mandateve për drejtuesit e pushtetit lokal, ka qenë tema e diskutuar në një tryezë të organizuar nga Alternativa Civile me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive politike.
Përfaqësuesit e dy partive të mëdha janë shprehur në favor të kufizimit mandateve pasi ata shprehën rrezikun e bajraktarizmit duke sjellë si shembu që një numër i madh të zgjedhurish kanë nga katër mandate.
A ka nevojë apo jo për të limituar këto mandate? Po, ka nevojë. Mekanizmat janë nga më të ndryshmet, është shprehur deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj.
Në një studim të Open Data Albania, të publikuar pak ditë më parë, evidentohej se ka 13% të drejtuesve vendorë, të cilët ushtrojnë mandatin e tyre të katërt.
“Meqenëse kishte arritur dhe një farë moshe, njëri prej tyre donte të vinte dhe djalin e tij, tha deputeti i PS-së Asllan Dogjani duke sjellë rastin e një të zgjedhuri në qarkun e Kukësit.
Në analizën hulumtuese të Open Data Albania vërehet se një pjesë e kandidatëve kanë garuar nën siglat e partive të ndryshme.
Shoqëria civile ka propozuar një nisme për kufizimin e të zgjedhurve, përfshirë ato lokal dhe qendror. Ndërsa deputeti i PS-së Besnik Baraj propoi edhe kufizim për kryeministrin.
Alternativa Civile ka ndërmarrë një nismë politike e ligjore për kufizimin e numrit të mandateve deri në 2, me arsyetimin se ata (pushtetarët vendorë) kanë prodhuar tashmë mekanizmin e riciklimit të pushtetit të tyre korruptiv, duke deformuar demokracinë. /F.S/