E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern mund Juventusin në shtëpi, Barça kualifikohet me barazim

foto-bajernBayern Munich arriti gjysmë-finalen e tretë të tyretë Champions League  në katër vjet pas mundjes së uventusit.
Ndeshja e mbrëmjes sëë sotme u mbyll me rezultatin 0-2 që i dha fitoren Bayern-it. Me golat e shënuar nga Mandzukic në minutën e 64 dhe Pizarro në minutën e 90.

Ndërsa përballja mes Barcelonës dhe Paris SG ka përfunduar barazim me nga një gol për secilën.

Pastore në minutën e 50 ka shënuar për PSG ndërsa ka qenë Pedro 71 që ka barazuar rezultatin.

foto-barcaPas fitores së parë këmbën e tyre, gjermanët ishin përsëri të rehatshme si Mario Mandzukic kryesuar në Bastian Schëeinsteiger e goditje të lirë me Claudio Pizarro në slotting vonë.

Pas kualifikimit të Real Madridit dhe Borussia Dordmund-it në gjysmëfinalen e Champions League, sot u kualifikuan Bayern dhe Barça.

Dy takimet e të martës dhuruan tepër emocion, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe të mërkurën, në ndeshjen më të fortë aktualisht në Champions, ajo mes Juventusit dhe Bayern Mynihut. Një ndeshje interesante ishte dhe ajo mes Barcelonës dhe PSG-së, ndërkohë që barazimi në takimin e mëparshëm favorizoi katalanasit.

Gjermanët e Bayern sot do të përqëndrohen në mbrojtje për të ruajtur avantazhin 2-0 në takimin e mëparshëm. Trajneri i bardhezinjve Antonio Conte ka thënë se ekipi do të zbresë në fushë për fitore dhe pse jo edhe për kualifikim.

Duhet të zhvillojmë një ndeshje perfekte. Hejnkes deklaron se Juventusi është në gjendje të bëjë të mundur të pamundurën, ndaj unë shpresoj që në përfundim të takimit ai të thotë: ua pata thënë që mund të bëjë të mundur të pamundurën!- tha Konte.

Ndeshja do të jetë e vështirë për Zonjën e Vjetër, pasi Xhovinko është i dëmtuar, ndërsa për shkak të kartonave do të mungojë Vidal dhe Lihtshtajner.

Emocionues do të jetë edhe takimi në Spanjë, ku Barcelona pritet të bëjë detyrën. Lajme të mira për PSG-në pai Ibrahimoviç do të jetë i pranishëm në këtë takim edhe pse në ndeshjen e mëparshme u dënua më karton të kuq. Ekipi francez apeloi vendimin dhe ai është falur. Bdeshjet zhvillohen sot në orën 20:45.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›