E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i SHKB-se, perjashtohet Bejkush Sina

Shefi i Komisariatit te Gjirokastres shkarkohet dhe perjashtohet nga Policia e Shtetit per shperdorim te detyres. Bejkush Sina ka lene dje postin qe mbante prej gjashte muajsh, per te njejtin motivacion si paraardhesi i tij, Edmond Lekloti. Shkak eshte bere nje kontroll i agjenteve te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem ne Komisariatin e Gjirokastres pak jave me pare, por zyrtare te drejtorise nuk dhane hollesi te metejshme rreth abuzimit te Sines. Nje faks i mberritur mesditen e djeshme ne zyren e drejtorit te Policise se Qarkut Gjirokaster, ka larguar nga uniforma e policise shefin e komisariatit. Ka qene nje vendim i drejtorit te Pergjithshem te Policise, Ahmet Prenci, i cili urdheronte shkarkimin e komisarit nga radhet e policise. Sipas burimeve policore, vendimi i ndermarre eshte bazuar mbi nje raport te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem te Policise ne lidhje me punen e kryer nga Sina gjate gjashte muajve. Ne shkrese thuhet se largimi behet me motivacionin per

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›