Aksident në Peqin, makina bie në lumë
PEQIN-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të Peqinit. Një makinë ka përfunduar në lumin Shkumbin, gjatë udhëtimit në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ndërkohë që nuk dihet se sa është numri i personave që udhëtonin në të. Makina që ka përfunduar në lumë, mësohet se është me targa DR 6305.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Papër, ndërsa nuk dihet ende fati i personave që udhëtonin në makinë. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe zjarrfikëset, ndërsa pritet që këto të fundit të zbardhin më shumë detaje nga ngjarja.
(m.a/BalkanWeb)