Shampanjë në stadium, Tadic thirret në gjyq
BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic duket se po bëhet protagonist në media kohët e fundit. Presidentit i ka shkuar një fletëthirrje për gjyq dhe ai duhet të paraqitet në 1 dhjetor për shkak se është dehur në stadium. Sipas A.Press dhe B92, Tadic ka pirë shampanjë bashkë me ministrin e Sportit dhe kreun e Federatës së Futbollit serb. Pirja e alkoolit në vende sportive është e paligjshme në Serbi dhe gjobat variojnë nga 150 dollarë në 1500 dollarë.
Policia ka plotësuar akuzat për të tre zyrtarët. Në fakt ka qenë një moment gëzimi për të gjthë serbët ndeshja mes Serbisë dhe Rumanisë ku Serbia u kualifikua për Botërorin 2010.
Tadic madje është fotografuar me gota me shampanjë në stadium , por ai thotë se vetëm ngriti dollinë dhe nuk e piu shampanjën.
Edhe pse ngjarja ndodhi muajin e shkuar, autoritetet kanë vazhuar procesin kundër Tadic.
Mediat thonë se për incidentin e fundit në stadium, Tadic mund të paguajë një gjobë 750 dollarëshe.
(e.n/News24/BalkanWeb)