E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i TIA-s, reagon BE:Rënia e Shqipërisë lajm i keq

BRUKSEL- Bashkimi Europian ka reaguar pas publikimit të raportit mbi indeksin e korrupsionit, duke theksuar se rënia e Shqipërisë është një lajm i keq, pasi lufta kundër korrupsionit është ndër kushtet kryesore për integrimin në bllokun Europian.
Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së kanë bërë thirrje për marrjen e masave urgjente për të luftuar korrupsionin, ndërsa kanë shprehur mbështetjen për përballimin e kësaj sfide.
“Duhen masa urgjente për gjendjen, në mënyrë që të dnryshohet kjo tendencë e të arrihen rezultate konkrete në këtë fushë”.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›