E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet në Tiranë, epiqendra 13 km larg kryeqytetit

TIRANE- Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave të institutit të Sizmiologjisë tërmeti, me magnitudë 4.5 i shkallës Rihter ka rënë në orën 04.16 minuta. Epiqendra e tërmetit ka qenë 13 km në lindje të kryeqytetit ku lëkundjet ka qenë me intensitet 5-6 ballë.

Lëkundjet kanë qenë të forta dhe informohet se janë ndjerë dhe në qytete si Krujë Dibër, Burrel dhe në fshatin Gjoricë, ku pak javë më parë një tjetër tërmet shkaktoi dhjetëra banesa të dëmtuara.

Deri sot në mëngjes nuk janë raportuar dëme materiale, apo të lënduar në njerëz. Instituti i Sizmiologjisë informon se tërmeti i orës 04.16 minuta nuk është shoqëruar me lëkundje të tjera.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›