E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i ‘Freedom House’: Thellohet korrupsioni në Shqipëri

TIRANË-Raporti me i ri i Freedom House-“Vendet në Tranzicion” vlerëson se Shqipëria nuk ka përmirësim në luftën kundër korrupsionit. “Mungon vullneti politik dhe përforcimi i institucioneve”, thekson raporti. 

Sipas ketij raporti, vendet në Evropën Qendrore dhe Azinë Qendrore janë gjithnjë e më shumë duke u sunduar nga qeveri autokratike, të cilat kanë pak konsideratë për demokracinë.

Analiza vjetore e zhvillimit demokratik nga Evropa Qendrore në Azinë Qendrore vë në pah se ka pasur “përkeqësim shqetësues” të kushteve për shoqërinë civile në gjithë Euro-Azinë.

Në pjesën për Ballkanin thuhet se korrupsioni në këtë rajon ka vazhduar të thellohet, pavarësisht presionit nga Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare për të forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe për të sjellë vendime për rastet e profilit të lartë.

“Gazetarët, sidomos ata që mbulojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin, përballen me presion politik, kërcënime dhe sulme. Si dëshmi të këtyre vendeve numërohen Shqipëria, Bosnja dhe Kosova”, thuhet në raport, raporton Rel.

Sipas tij, rënie në Kosovë kanë shënuar edhe kushtet për shoqërinë civile.

Sa i përket kornizës gjyqësore, raporti thekson se Kosova ka shënuar përmirësime në vitin 2011, si rezultat i reformave gjyqësore, por “ngjarjet më 2012 kanë sugjeruar se këto ndryshime nuk kanë adresuar dobësitë themelore në sistemin gjyqësor të vendit”.
vijonn

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›