E Diel, 1 Nëntor 2026

Integrimi i Maqedonisë, Fuere: Zgjidhni krizën, ska datë për negociata

ervaBruksel- Ish-ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan, ka theksuar se nuk do të ketë datë për Maqedoninë për fillimin e negociatave në Samitin e BE të këtij fundmuaji.

Kriza politike dhe mungesa e dialogut politik, por edhe mungesa e suksesit për të zbatuar reformat kyçe janë arsyet që Këshillit Evropian këtë radhë nuk do të jap datën për Maqedoninë për nisjen e negociatave për anëtarësim nëBE,- ka vlerësuar diplomati skocez, i njohur për mandatin e tij më të zgjatur si ambasador i BE-së në Maqedoni, raporton agjecia INA.

Ai ka vlerësuar se shtyerja e sërishme e datës për fillimin e bisedimeve nuk do të jetë mirë për vendin, që është kandidat nga viti 2005.

Sa më herët të fillojnë bisedimet me BE, kjo do të jetë më mirë, për shkak se do të forcojë procesin reformues dhe do të shmanget rrezikut nga qeveria dhe partitë politike të promovojnë agjendat e tyre, që janë në kundërshtim me agjendën e BE,- ka theksuar Fuere.

Këto qëndrime ish-ambasadori Fuere i bëri të ditur gjatë një interkomunikimi vizuel nga Brukseli me studentët e universitetit privat FON në Shkup. Ai ka porositur që vendi të zgjidh çështjet që bllokojnë procesin e integrimit evroatlantik, me theks të veçantë duke përmendur zgjidhjen e kontestit të emrit dhe vazhdimin e reformave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›