Raporti i plotë i SHKB: Garda u urdhërua të mos qëllonte pasi protestuesit po shpërndaheshin. Dhuna në fund të protestës ishte e panevojshme
Në raport thuhet se u dha një urdhër për të ngritur një helikopter me gaz lotsjellës. Drejtuesi i operacionit urdhëroi të ndalohej zjarri i Gardës që në orën 16:40 se turma po shpërndahej. Në raport thuhet se protestuesit kishin ndërmend të rrethonin edhe shtëpinë e Berishës
Pas publikimit në media të disa pjesëve nga raporti i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme, kjo e fundit ka vendosur të bëjë publik raportin e plotë. Në të vërtetë raporti ka ngjallur shumë interes pasi tregon se si Garda është urdhëruar të mos qëllonte pasi protesta po shpërndahej, por ajo ka vazhduar zjarrin që solli edhe viktimat. Në fakt në raport kjo nuk del në mënyrë direkte, por në një aneks të raportit thuhet se një nga urdhrat e komunikuara nga 630-a, që është Drejtori i Policisë së Tiranës dhe drejtues i operacionit, i kërkohet Gardës që të ndalohet zjarri pasi turma po shpërndahej. Njoftimi është bërë në orën 16:40. Një tjetër urdhër është edhe ai për ngritjen e një helikopteri në ajër për të shpërndarë gaz lotsjellës. Por nuk dihet pse urdhri nuk u zbatua. Ndërkohë një konstatim që bëhet në raport është se dhuna barbare e policisë në fund të protestës, kur kishte rënë nata, ka qenë e panevojshme. Në raport thuhet edhe se nuk ka pasur asnjë padi për dhunë të policisë, edhe pse ka pasur disa deklarata për dhunë. Për të vrarët flitet vetëm shkurtimisht kur thuhet se në fund të protestës ka pasur edhe katër të vdekur. Nuk ka detaje të mëtejshme për vrasjet, por thuhet se policia dhe forcat speciale ishin udhëzuar të mos prekin armën në asnjë mënyrë. Raporti i SHKB thekson se dihej që në protestë do kishte njerëz të përgatitur për dhunë. Aty thuhet se turma kishte ndërmend të rrethonte edhe pallatin ku banon Berisha. Gjeni më poshtë pjesët kryesore të këtij raporti.
Informacionet për dhunë
Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë me shkresë Nr. 430/7, datë 18.01.2011, ka informuar D.P.P. Shtetit, se nga organizatorët dhe përkrahësit e Partisë Socialiste do goditet me mjete të forta, si gurë, vezë, në drejtim të godinës së Kryeministrisë. Në miting do të marrin pjesë militantë të dhunshëm nga rrethet, të cilët kanë tendenca për të krijuar trazira gjatë mitingut. Më problematikët do të jenë ata të ardhur nga rrethet Shkodër, Laç, Mamurras, Fier, Berat dhe Vlorë. Gjatë mitingut do të vendosen në mes të protestuesve në vende të ndryshme makina të vjetra, të cilat do të digjen. Gjithashtu, do të bëhet bllokimi i bulevardit duke hedhur plehra me makina si dhe do të shkatërrohen mjetet e drejtuesve të ministrive të ndryshme dhe mjetet që do të jenë të parkuara pranë institucioneve shtetërore në Tiranë.
D.P.Q, Tiranë me shkresë Nr. 408/2, datë 18.01.2011, ka informuar D.P.P. Shtetit, se organizatorët dhe militantët më datë 21.01.2011, do të ngrenë çadra në rrugët hyrëse dhe dalëse që lidhin kryeqytetin me zonat e tjera të vendit. Në miting mund të marrin pjesë persona që për shkak të detyrës mbajnë armë zjarri, të cilët janë kryesisht punonjës të policisë bashkiake dhe të inspektoratit të policisë ndërtimore. Gjithashtu është planifikuar një skenar i bllokimit të bulevardit përballë ish-Hotel Dajtit, me qëllim paralizimin e transportit rrugor, rrethimin nga turma njerëzish të godinës së Kryeministrisë dhe të pallatit ku jeton familja e Kryeministrit, me qëllim mosfunksionimin normal dhe paralizimin e punës së qeverisë.
***
D.P.Qarkut, Tiranë me shkresën Nr. 430/7, datë 19.01.2011, ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, se:
- Gjatë zhvillimit të demonstratës me datë 21.01.2011 do të ketë akte të dhunshme ku do të përdoren sende të forta dhe gurë ndaj punonjësve të policisë dhe godinës së Kryeministrisë, do të ketë persona me tendenca për të krijuar trazira kryesisht nga rrethet Shkodër, Berat, Laç, Fier dhe Vlorë.
- Anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Socialiste, të Degës Tiranë dhe ato të degëve në rrethe, në takimet e zhvilluara janë shprehur se do të organizonin një revoltë mbarë popullore, me një pjesëmarrje sa më të madhe me qëllim rrëzimin e pushtetit.
- Personat pjesëmarrës do të jenë të pajisur me gurë, vezë, etj, me qëllim goditjen e punonjësve të policisë dhe të godinave të institucioneve shtetërore.
- Do të shkatërrohen mjetet e drejtuesve të Ministrive që mund të jenë në qarkullim, mjetet e parkuara para institucioneve kryesore të vendit, si dhe do të merren mjete të vjetra të cilat do të digjen nga protestuesit në vende të ndryshme.
- Personat pjesëmarrës do të shajnë dhe do hedhin parullat; Poshtë Krimineli, do provokohet Policia me qëllim tensionimin e situatës dhe nxjerrjen e saj nga kontrolli.
Drejtuesit e operacionit
Në plan përcaktohet se për vlerësimin e informacioneve, menaxhimin, komandimin e shërbimeve caktohet Postkomanda e përbërë nga:
- Drejtori i Policisë Qarkut Tiranë Saimir MUÇAJ.
- Drejtori për Rendin dhe Sigurinë Publike në Departamentin për Sigurinë Publike, Drejtues i Pare Ilia NASI.
- Komandanti i Gardës Gjeneral Ndrea PRENDI.
- Drejtori i FLO Drejtues i Parë Shemsi PREMÇI.
- Zv. Drejtori i Policisë Qarkut Tiranë për Sigurinë Publike, Drejtues Gjergji JORGO.
- Zv. Drejtori i Policisë Qarkut Tiranë për Hetimin e Krimit, Kryekomisar Dorian MUÇA.
Në këtë plan theksohet se drejtimi i përgjithshëm merret nga Drejtuesi i Operacionit, Drejtori i Policisë të Qarkut Tiranë dhe në rast të përfshirjes të një numri të madh policish vendore dhe shërbimesh të tjera policore, ai bashkërendon veprimet dhe konsultohet për menaxhimin e shërbimeve me Zv. Drejtorin e Përgjithshëm për Sigurinë Publike ose dhe vetë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Shefi i sektorit të rendit dhe sigurisë publike në D.P.Q.Tiranë me shkresë të datës 19.01.20111, informon Zv/Drejtorin e Rendit dhe Sigurisë Publike të Qarkut Tiranë, në lidhje me realizimin e disa detyrave të planit të masave, ku në veçanti në këtë informacion sqarohet se, shërbimet policore janë instruktuar që të bëjnë kujdes të veçantë në mbajtjen dhe përdorimin e armatimit personal, ku në asnje rast e rrethanë nuk do të përdoret arma, si dhe gjatë shërbimit të mos vendoset dora në armë.
Përshkrimi i protestës
Në orën 14.20, datë 21.01.2011, kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë një grup prej 300 – 350 demonstruesish, të cilët kanë filluar menjëherë të godasin me shkopinj dhe sende të forta, punonjësit e policisë së rendit të vendosur në kordon, të cilët ishin të pa pajisur me mjete mbrojtëse. Gjatë kësaj kohe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë afruar në të dy krahët e godinës së Kryeministrisë, me qëllim që të ishin sa me afër situatës, por nuk janë futur në veprim, duke qëndruar në gatishmëri. Në këto momente për rre