E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e eurozonës kanë dyshime për planet greke

Share

Edhe pse u duk se Greqia vuri për vije gjërat pas një marrëveshje mes partive në vend për planin e ri të shkurtimeve, vetë ministrat e eurozonës hedhin dyshime mbi planin. Pas planit të masave në Greqi pritet që ministrat e eurozonës të miratojnë fondin prej 130 miliard euro për Greqinë. Por ministri i Financave në Gjermani, Wolfgang Schaeuble tha se plani grek nuk është në atë nivel që duhej të ishte.

Qeveria greke nga ana e saj do duhet të përballet me greva menjëherë pasi bëri të ditura shkurtimet.

Sindikatat kanë bërë thirrje për një grevë 48-orëshe. Pak detaje të planit janë bërë të ditura. Aty përfshihet shkurtimi i 15 mijë vendeve të punës në sektorin publik, liberalizimi i ligjeve të punës dhe ulja e pagës minimale me 22 përqind. Greqia po e ndjen ashpër krizën pasi është në recesion prej 5 vitesh dhe papunësia është rritur mbi 20 përqind.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›