E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti, korrupsioni në Ballkan, shqetësues

Në një raport të financuar nga Komisioni Europian, me temë Korrupsionin në vendet e Ballkanit Perëndimor, bazuar në eksperiencën e qytetarëve thuhet se korrupsioni është një shqetësim i madh në mesin e qytetarëve të rajonit, duke u renditur e treta në listën e çështjeve më të ngutshme pas papunësisë dhe varfërisë, dhe duke lënë pas çështje se siguria dhe arsimi.

Studimi bazohet në pyetjen e 28.000 njerëzve në Ballkanin Perëndimor. Stdumi vë në dukje se 1 në 6 të pyetur ka qenë i ekspozuar përpara një formë ryshfeti në 12 muajt para zhvillimit të anketës.

Raporti thekson se korrupsioni ndikon në jetën e përditshme të qytetarëve pasi ai është i shtrirë edhe në shërbimet bazë të popullatës. Sipas raportit, 57% e të pyeturve që japin ryshfet e kanë bërë këtë para një mjeku, pasuar nga ryshfeti për punonjësit e policisë, ndjekur nga infermierët, dhe më pas zyrtarët komunal.

Ndërkohë raporti sjell të dhëna edhe për mënyrën se si jepet ryshfeti. 43% e të pyeturve thanë se ata e nxisin vetë dhënien e ryshfetit, ndërsa po kaq u shprehën se zyrtarët publikë në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose jo kanë kërkuar ryshfet.

Sipas raportit, paratë janë forma më e përhapur e ryshfetit, por ka dhe forma të tjera si, ushqim apo pije.

Nga të dhënat e raportit theksohet se në rastet kur të pyeturit kanë paguar ryyshfet, shërbimi ka qenë më i mirë ose është përshpejtuar.

22% e të pyeturve e kanë cilësuar ryshfetin si praktikë të zakonshme.

Së fundi, raporti vuri në dukje se në rast zgjedhjesh, 8% e qytetarëve të pyetur u kërkohet të votojnë për një kandidat të caktuar ose parti politike në shkëmbim të një ofertë konkrete, të tilla si para, mallra ose favore të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›