Raporti paraprak, me monopol
Aktualisht, në bazë të marrëveshjes koncesionare, janë ndërtuar 2 sfera për depozitimin e gazit me kapacitet 2 450 m3 secila, por që përdoren deri në 2000 m3 për arsye sigurie. Të dyja këto depozita sferike i janë dhënë për shfrytëzim kompanisë “Kalaja” sh.a (ndërmarrje që ushtron veprimtari importi dhe tregtimi të GNL-së). Në kuptim të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës, depozitat e GLN-së dhe rrjeti i tubacioneve që formojnë sistemin e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit përbëjnë një infrastrukturë të domosdoshme (essential facility) për veprimtarinë e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm.
Aktualisht, nga inspektimet e kryera dhe dokumentet e administruara rezulton se ndërmarrja sh.a është e vetmja ndërmarrje e cila ka të drejtën të shkarkojë dhe të depozitojë produktet e saj në depozitat në pronësi të “LA PETROLIFERA ITALO ALBANESE” sh.a. Kjo kontratë që në kuptim të Ligjit nr. 9121 “Për mbrojtjen e konkurrencës” përbën një marrëveshje vertikale, mund të sjellë kufizime në konkurrencë në tregun e importit të GLN-së, pasi nuk u ka dhënë mundësinë ndërmarrjeve të tjera që operojnë në këtë treg për shkarkimin dhe depozitimin e këtij produkti. Kjo situatë ka eliminuar thuajse plotësisht konkurrentët e ndërmarrjes në fjalë në këtë segment të tregut.
#