Bulqizë, pezullohen 7 leje shfrytëzimi minerar
27/06/2010 Paraqiten rezultatet e para të punës së njësisë Task Forcë, që kontrollon minierat e kromit
Ylli: Është firmosur kufizimi për zonat e shfrytëzimit edhe për 5 leje të tjera
Ministria e Ekonomisë pezullon 7 leje të shfrytëzimit minerar në zonën minerare të Bulqizës. Drejtori i Burimeve Natyrore në këtë ministri, Dritan Ylli, tha se veç pezullimeve ministri ka firmosur edhe kufizime për zonat e shfrytëzimit për 5 leje të tjera. Sipas tij, këto masa janë ndërmarrë për të garantuar kushtet e sigurisë në punë. "Në respekt të zbatimit të detyrave të lëna gjatë kontrolleve të ushtruara në vazhdimësi ku rezultojnë shkelje të rregulloreve, në zbatim të ligjit minerar shqiptar ministri i Ekonomisë ka firmosur pezullimin e 7 lejeve. Si dhe reduktimin e sipërfaqeve të shfrytëzimit minerar për pesë leje të tjera, të cilat mbivendosen në zona të rrezikshme të krijuara gjatë shfrytëzimit minerar gjatë viteve të fundit", deklaroi dje Dritan Ylli, Drejtor i Burimeve Natyrore, METE. Duke parë situatën e rënduar që u krijua në zonën e Bulqizës për shkak të shfrytëzimit pa kriter të minierave, qeveria vendos të ndërhyjë për të rregulluar situatën e shfrytëzimit të kromit duke ngritur një Task-Forcë nën drejtimin e prefektit të qarkut të Dibrës. Plani i veprimit për menaxhimin e situatës është firmosur nga ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministri i Brendshëm, ministri i Financave dhe ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Në bazë të tij ngarkohen të gjitha strukturat e posaçme të katër ministrive, që të angazhohen në disiplinimin e aktivitetit minerar në zonën e Bulqizës. Gjatë sqarimit të rezultateve të punës së kësaj njësie, Dritan Ylli theksoi se në zbatim të planit të veprimit, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka përgatitur dhe një Projekt Vendim të Këshillit të Ministrave, i cili përcakton qartë koordinatat e zonave të rrezikshme dhe ndalon rreptësishtë shfrytëzimin minerar në këto sipërfaqe, duke evidentuar dhe parandaluar aksidentet e mundshme”. Marrja e këtyre masave, tepër të rëndësishme, synon shmangien dhe minimizimin e konflikteve dhe aksidenteve në këtë minierë. Në vazhdimësi të punës për mbajtjen nën kontroll të situatës së krijuar në Bulqizë, METE-ja dhe të gjithë institucionet e ngarkuara do të vazhdojnë të ndjekin me rigorozitet realizimin e detyrave për të gjithë subjektet që rezultojnë të rregullt në aktivitetin minerar, me synim disiplinimin e aktivitetit në këtë vendburim tepër të rëndësishëm për Shqipërinë. Në zonën e Bulqizës deri më tani janë dhënë 25 leje për shfrytëzim minerar. Por shumë prej lejeve nuk kanë plotësuar standardet teknike të punës. Për pasojë në këtë minierë më e madhja e kromit në vend ka pasur aksidente dhe humbje të jetës së punëtorëve. Problem kryesor në këtë zonë është vlerësuar edhe puna në zonat të rrezikshme, ku shpesh herë aktivizohen dhe njerëz që nuk kanë mbushur moshën e punës, për të punuar në këto miniera. Ndërkohë, në realizim të këtij urdhri Task Forca kryen herë pas here mbledhje në Bulqizë në mënyrë që të zbatojë Planin e Veprimit, sipas urdhrit të firmosur nga katër ministrat. Ndërkohë, deri në përmirësimin e gjendjes së krijuar monitorimi nga ana e njësisë speciale do të vazhdojë deri në një afat të papërcaktuar në urdhrin e zbatimit të Planit të Veprimit.