E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Sulmet e PS-së ndaj institucioneve ekonomike të papranueshme

Tiranë, 27 qershor, NOA Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i ka cilësuar të papranueshme deklaratat e fundit të Partisë Socialiste, mbi stabilitetin makroekonomik të vendit, duke e quajtur si një luftë të papërgjegjshme për protagonizëm politik.

Për ne këto janë të papranueshme, me elementë të theksuar papërgjegjshmërie publike, insinuata të rënda ndaj institucioneve ekonomike në vend, dhe aq më keq kur këto insinuata nuk priren nga analiza objektive të ngjarjeve dhe fakteve, por thjesht dhe vetëm për të justifikuar mungesën e alternativave, mungesën e kthjelltësisë dhe të qartësisë për të parë situatën në të cilën ndodhet Shqipëria, deklaroi nënkryetari i LSI-së.

Sipas Vasilit tymnaja e hedhur synon të mbulojnë atë çka duket plotësisht, problemet e brendshme që ekzistojnë në Partinë Socialiste, që vijnë si rezultat i subjektivizmit dhe kontradiktave të forta në selinë rozë.

Unë jam këtu për ti kërkuar opozitës që të ridimensionojë sjelljen e saj, të orientohet drejt një përgjegjshmrie publike më të lartë, pasi opozita nuk është dhe nuk mund të jetë një organizëm apolitik dhe i papërgjegjshëm që mund të bëjë gjithçka, nënvizoi Vasili.

Duke qenë se vendi tashmë ndodhet në NATO dhe me një proces të arritur të liberalizimit të vizave, Vasili tha se një sjellje e përgjegjshme dhe fakte, të cilat duhet të mendohen mirë para se të fliten dhe largimi nga infatiliteti politik për hir të një protagonizmi që zgjat 24 orë, duhet të marrin fund, sepse Shqipëria ka nevojë për një demokraci më të ekuilibruar, ku pozita dhe opozita duhet të sillen në mënyrë të përgjegjshme, pasi sikundër shtoi Vasili të gjitha modelet e negativizmit apo të Kasandrës së lënë pas 3000 vjet më parë, nuk janë modele e politikës së shek 21..

Ne jemi këtu të bëjmë thirrje për një model gjithmonë e më evropian në sjelljen e opozitës, që më së pari shton kredibilitetin e saj dhe ndihmon edhe qeverinë të reflektojë për gjithçka që nuk shkon mirë dhe qytetarët të kuptojnë nga ky dialog pozitë-opozitë gjithmonë e më shumë rezultate, shtoi nënkryetari i LSI-së.

I pyetur lidhur me akuzat që lëshoi deputeti Braçe për raportin e Shërbimit Informativ Shqiptar, se ekonomia shqiptare është nën kontrollin e mafias ndërkombëtare, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili tha se deklarata të tilla, të një peshe dhe rëndësie të tillë nuk kanë vendin më për tu bërë në publik. Ato duhet tu referohen institucioneve përkatëse, të cilat merren ekskluzivisht me luftën ndaj fenomeneve të tilla, aq më tepër që deklarata të tilla kaq të rëndësishme, duhet tu vihen në dispozicion atyre që kanë autoritetin ligjor dhe kushtetues për tu marrë me to.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›