Raporti prokuroria me dosje stok nuk heton krimin

Prokuroria e Pergjithshme dorezon ne Parlament raportin e punes 1-vjecare te saj qe duket se e ben me faj vete akuzen
Dosjet stok ne sirtaret e Prokurorise se Pergjithshme duket se i ka zene pluhuri kur tendenca e veprave te ndryshme penale ne vend eshte ne rritje. Nje gje e tille duket qarte ne raportin e organit qendror te akuzes dorezuar nje dite me pare ne Parlament. Me nje total prej 253 faqesh raporti analizon punen e ketij institucioni per vitin qe sapo lame pas me subjekt Mbi gjendjen e kriminalitetit per vitin 2010. I siguruar nga standard ne teresi te tij raporti i Prokurorise se Pergjithshme ne krahasim me nje vit me pare evidenton dukshem tendencat ne rritje te kriminalitetit si dhe numrin e shtuar te autoreve te tyre. Ne kete kuader gazeta standard do te botoje ne ditet ne vijim pjese te tjera te raportit ku evidentohet ne shifra shtimi i kriminalitetit dhe neglizhenca e organit te akuzes per goditjen e tij.
Ne analizen e grup-treguesve te kriminalitetit dhe te punes se prokurorise konkretisht ne faqen 237 te tij raporti cileson mes te tjerash si tendencat ne rritje ne piken a Korrupsioni dhe veprat penale te lidhura me te thuhet se nga analiza e treguesve statistikore per vitin 2010 pasqyruara me siper ne raport evidentohet nje tendence ne rritje e kriminalitetit te ketyre grup-veprash penale. Per kete grup-veprash penale vihet re tendence ne rritje e procedimeve penale te regjistruara prej 3023 per qind. Ne menyre te vecante vihet re nje tendence ne rritje e veprave penalesi Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike parashikuar nga neni 259 i K. Penal Ushtrimi i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike te parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal Korrupsioni pasiv i gjyqtareve prokuroreve dhe funksionareve te tjere te drejtesise parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteteror ose i te zgjedhurve vendore parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Ne piken b te tij Trafiqet e paligjshme se nga analiza e treguesve statistikore per vitin 2010 vihet re tendenca ne rritje e procedimeve penale te regjistruara per kete grup veprash penale prej 298. Ne kete grup veprash penale spikasin tendencat me ne rritje te veprave penale Trafikimi i femrave parashikuar nga neni 114/b i Kodit Penal Trafikimi i te miturve parashikuar nga neni 128/b i Kodit Penal Trafikimi i armeve dhe i municionit parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal Trafikimi i mjeteve motorike parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal. Gjithashtu ne piken c te tij Veprat penale kunder pasurise dhe ne sferen ekonomike nga analiza e treguesve statistikore per vitin 2010 vihet re tendenca qartazi ne rritje vit pas viti e veprave penale te regjistruara per kete grup veprash penale. Peshen specifike me te madhe te tendences ne rritje ne kete grup-veprash e zene Vjedhja neni 134 i Kodit Penal Vjedhja duke shperdoruar detyren neni 135 i Kodit Penal Vjedhja e energjise elektrike... neni 137 i Kodit Penal Vjedhja me arme neni 140 i Kodit Penal Vjedhja me dhune neni 139 i kodit penal Vjedhja e bankave neni 136 i Kodit Penal. Ne piken d Veprat penale te kryera me dashje kunder shendetit. Nga analiza e treguesve statistikore per vitin 2010 te pasqyruara me siper ne raport vihet re tendenca ne rritje e veprave penale te regjistruara per kete grup veprash penale. Peshen specifike me te madhe te tendences ne rritje ne kete grup-veprash e zene Plagosja e rende me dashje neni 88 i Kodit Penal Plagosja e lehte me dashje neni 89 i Kodit Penal. Ne piken e te tij Veprat penale te kryera kunder autoritetit te shtetit ne kete grup veprash penale vihet re tendenca ne rritje e procedimeve te regjistruara per veprat penale Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe e municionit neni 278 i Kodit Penal Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te ftohta neni 279 i Kodit Penal Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te gjuetise dhe sportive neni 280 i Kodit Penal. Gjithashtu ne piken f Vepra penale e organizimit te lotarive te palejuara ne raport thuhet se nga analiza e treguesve statistikore per vitin 2010 pasqyruar me siper ne raport vihet re tendenca ne rritje vit pas viti te vepres penale Organizimi i lotarive te palejuara neni 197 i Kodit Penal.
Prokuroria regjistron me pak ceshtje kunder korrupsionit
Nje nder aspektet qe perben ne raport tendence ne ulje jane veprat penale ne lidhje me korrupsionin ku konkretisht ne faqen 78/253 te raportit thuhet Ne kete grup veprash penale vihet re tendenca ne uljet procedimeve te regjistruara per vepren penale te parashikuar nga neni 245 Kodit Penal Korrupsion aktiv i funksionareve te larte shteterore ose te zgjedhur vendor ne vitin 2010 prej 42.85 ne krahasim me vitin 2009. Ne grafikun paraqitur nga Prokuroria e Pergjithshme dallohet ndjeshem ulja me 3 pike ne krahasim me nje vit me pare. Gjithashtu nje tjeter aspekt qe raporti vlereson me tendence uljen eshte ai i veprave penale ne lidhje me detyren ku ne faqen 85 thuhet Ne kete grup veprash penale vihet re tendenca ne uljet procedimeve te regjistruara per vepren penale te parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal Shperdorim i detyres ne vitin 2010 prej 8.52 ne krahasim me vitin 2009. Ne grafikun paraqitur nga Prokuroria e Pergjithshme dallohet ndjeshem ulja me 34 pike ne krahasim me nje vit me pare.