E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti,Rama: Do mbajmë përgjegjësinë tonë

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar për publikimin e progres -raportit të Komisionit Europian së bashku me Strategjinë e Zgjerimit. Në një njoftim për mediat nga PS theksohet se kreu i opozitës Edi Rama gjatë takimit më ambasadorin e BE në Tiranë, Etore Sekui ka “rinënvizuar vullnetin e opozitës shqiptare për të ushtruar përgjegjësinë që i takon në jetësimin e axhendës shtetndërtuese dhe europianizuese të Shqipërisë”.
“Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron Progres Raportin si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë. Kryetari Rama falenderon shërbimet e Komisionit Europian për analizën e kthjellët në këtë Raport, që është një vazhdimësi e detyrave të lëna për vendin tonë nga Opinioni i vitit të kaluar” theksohet më tej në njoftim.
Ndër të tjera kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron Progres Raportin si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe rrugëtimin europian të Shqipërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›