E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti, Rama: Do mbajmë përgjegjësitë tona

Partia Socialiste me anë të një deklarate për mediat në lidhje me takimin mes kreut të PS-së dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë Etore Sekui thekson se lideri i saj ka theksuar vullnetin e opozitës shqiptare për të ushtruar përgjegjësinë që i takon në jetësimin e axhendës shtet-ndërtuese dhe evropianizuese të Shqipërisë.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama e konsideron Progres Raportin si një instrument të rëndësishëm për demokratizimin e shoqërisë dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë, thuhet në deklaratën e PS-së.

Sipas saj kryetari Rama falenderon shërbimet e Komisionit Evropian për analizën e kthjellët në këtë Raport, që është një vazhdimësi e detyrave të lëna për vendin tonë nga Opinioni i vitit të kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›