E Shtunë, 31 Tetor 2026

Refuzimi nga BE qendrimi i kreut te PS

Tirane 12 Tetor 2011 NOA/ Albana Qehajaj - Kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise Edi Rama deklaroi sonte se ai u njoh me Progres Raportin e Komisionit Europian per vendin tone publikuar sot sebashku me Strategjine e Zgjerimit.
Rama deklaroi se e konsideron Progres Raportin si nje instrument te rendesishem per demokratizimin e shoqerise dhe rrugetimin europian te Shqiperise.
Kryetari Rama falenderon sherbimet e Komisionit Europian per analizen e kthjellet ne kete Raport qe eshte nje vazhdimesi e detyrave te lena per vendin tone nga Opinioni i vitit te kaluar.
Si drejtues i opozites Edi Rama perfiton nga rasti per te rinenvizuar vullnetin e opozites shqiptare per te ushtruar pergjegjesine qe i takon ne jetesimin e axhendes shtetndertuese dhe europianizuese te Shqiperise.
e.t/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›