E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raportimet e fundit per procesin zgjedhor

Nga raportimet e fundit nga korrespondentët e Top Channel në zona të ndryshme të vendit mësohet se një incident elektoral është verifikuar në Cukë të Përmetit, ku është kërcënuar me jetë kreu i një qendre votimi.

Sipas informacioneve të fundit, komisioneri i PS, Estref Isufi është kërcënuar nga kreu i degës së PD për këtë rreth, Klodian Muhameti. Berat, mësuesja fotografon votën Ndërkohë, një incident është regjistruar edhe në Berat rreth orës 16:00, kur një mësuese është kapur në flagrancë, duke fotografuar votën e saj. Aktualisht janë duke u zhvilluar hetime, por besohet se mësuesja ishte viktimë e presionit të një force të caktuar Zgjedhje 2013Zgjedhjet, pjesëmarrja deri në orën 16:00 PS-LSI, thirrje për të votuar Bumçi: PS-LSI, gjuhë banditeske politike, për të votuar dhe dëshmuar përzgjedhjen pro saj. Nuk është e qartë nëse votues të tjerë të qëndrës së votimit 3273, ku u regjistrua incidenti, janë detyruar të votojnë votën e tyre. Tiranë, incidente sporadike në disa zona Ndërkohë, në Tiranë, në qendrën e votimit në shkollën “Avni Rustemi”, situata raportohet e qetë, përveç disa problemeve sporadike që nuk kanë cënuar proçesin. Pjesëmarrja në këtë qendër ka qenë rreth 50 për qind, me qytetarët që janë rralluar në orët e drekës edhe për shkak të temperaturave të larta. Gjithësesi, pritet një tjetër fluks votuesisht në orët e pasdites. Edhe në zonën e Kombinatit, situata kryesisht ka qenë e qetë, me njerëzit që kanë votuar duke shënuar një pjesëmarrje rreth 40-45 për qind. Bëhet fjalë për një përqindje të konsiderueshme, që tregon pjesëmarrjen e lartë në këto zgjedhje. Megjithatë, një incident u regjistrua më herët gjatë ditës në zonën numër 6, ku nënkryetari i KZAZ-së Anastas Peçi pati një përplasje verbale me një deputet të PD. “Pati një incident në qendrën e votimit. Së bashku me nënkryetarin tjetër të KZAZ-së shkuam atje dhe gjetëm Edi Palokën të shoqëruar. I thash të mos hynte në qendër sepse kjo është në shkelje me Kodin Zgjedhor, por mora një përgjigje rrugaçërore. Ai më tha: ‘hajde jashtë se ta tregoj unë’. Jam kërcënuar”, ka treguar Peçi për Top Channel. Dibër, proçesi kryesisht i qetë Në qarkun e Dibrës proçesi zgjedhor është zhvilluar i qetë dhe pa probleme duke rrjedhur normalisht. Pjesëmarrja në zgjedhje raportohet të ketë qenë rreth 32 për qind. I vetmi problem i konstatuar ka qenë votimi familjar, që ka shkaktuar ndërprerje të shkurtra të proçesit. Gjithashtu, përfaqësues të PD janë ankuar se përfaqësues të PS janë futur ilegalisht në disa qendra votimi. Ndërkohë, në burgun e Burrelit 18 vetë nuk kanë rezultuar në lista, pasi janë jashtë ambjenteve të burgimit me leje.  Gjirokastër, pjesëmarrja mbi 50 për qind Në qarkun e Gjirokastrës pjesëmarrja në zgjedhje ka kaluar 50 për qind, ndryshe nga herët e tjera kur pjesëmarrja ka qenë e ulët. Në katër njësi votimi fletët ngjeshen sepse nuk ka më kuti. Këtë shqetësim e përcolli Cezar Kokoni nga FRD, që kërkoi ndërprerjen e proçesit të votimit. Ka një tendencë në rritje për të votuar sepse një pjesë e madhe e njerëzve synojnë të kthehen në Greqi. Në përgjithësi proçesi nuk ka pasur probleme serioze.  Korçë, pjesëmarrje e kënaqshme Në Korçë pjesëmarrja në zgjedhje është e kënaqshme dhe proçesi vijon i qetë. Pjesëmarrja ka qenë rreth 42 për qind. Në komuna aktualisht “ngjyrat” janë të ndërmjetme, raporton korrespondenti i Top Channel, sipas të cilit zonat me pjesëmarrje të ulët janë zona “blu”.  / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›