Shkëlqimi i Amit në muajin e shtatë

Ami tashmë është plot shtatë muajshe shtatzënë dhe në festën e 2 vjetorit të revistës se modës është shfaqur më e lumtur se kurrë.
Dhe në ato dy fjalë që kemi shkëmbyer me bukuroshen e ekranit kemi mësuar se gjithçka deri tani ka shkuar normalisht dhe qetë. Ami nuk e ka fshehur që është e lumtur dhe këtë e ka ndarë edhe me mikeshat që e kanë kaluar këtë eksperiencë si Jonida Maliqi etj.
Çifti i njohur Ami dhe Ermali, prej kohësh kanë dëshiruar të jenë prindër të një fëmije dhe në këtë moment të dy ndihen të bekuar nga zoti me dhuratën më të bukur.
Lajmi konfirmohet edhe nga një burim i afërt me çiftin e yjeve të showbiz-it. Ky fëmijë vjen si një dhuratë e çmuar për dy të dashuruarit, të cilët kanë hyrë në vitin e tretë të martesës… Siç thuhet nga burimi, Ami dhe Ermali janë shumë supersticiozë dhe nuk kanë dashur që ta ndajnë me shumë njerëz këtë lajm të gëzueshëm. “Janë të dy shumë të lumtur. Gati sa s’fluturojnë”, thotë burimi. /Indeksonline/