E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporton Çitaku

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, u takua sot me Komisionin Parlamentar për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Qëllimi i takimit ishte raportimi i Ministres Çitaku para Komisionit për Integrim Evropian lidhur me zhvillimet e fundit në agjenden Evropiane.

Ajo njoftoi Komisionin Parlamentar për Planin e Veprimit për Liberalizimin e Vizave. Sipas saj, Komisionin Evropian do të zhvillojë misionin e radhës fakt-mbledhës për përmbushjen e kritereve të udhërrefyesit për liberalizimin e vizave gjatë muajëve të verës. Ndërkaq, gjatë verës do të mbahet takimi i tretë i zyrtarëve të lartë për liberalizimin e vizave.

Gjatë takimit, Çitaku njoftoi Komisionin Parlamentar lidhur me përmbushjen e kritereve afatshkurtëra për negociimin e Marrëveshjes së Stabilizim Ascoiimi (MSA), si dhe rekomandimin e Komisionit Evropian për fillimin e negociatave për MSA-në. Ministrja Çitaku poashtu potencoi rëndësin e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhenieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si pjesë e kriterit për marrëdheniet të mira fqinjësorë për të gjitha vendet aspirante për anëtarsim në BE”, njofton MIE.

Në komnikatë thuhet: “Tani mbetet që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian në muajin qershor të konfirmon fillimin e negociatave për MSA-në ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Poashtu, anëtarët e Komisionit Parlamentar u njoftuan me strukturën negociuese për MSA të miratuar nga Qeveria”./Indeksonline./
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›