E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbyllet fushata vetëdijesuese për autizmin

Është përmbyllur kampanja vetëdijesuese për autizmin. Të pranishmit në konferencën përmbyllëse vlerësuan se duhet shumë punë për t’u bërë në mënyrë që rastet me autizëm të mos lihen anash, pasi që të gjithë duhet të trajtohen njëjtë në shoqëri.

Jeta Deva, drejtoreshë e Asocicacionit Nacional të Autizmit në Kosovë, ka thënë se personat me autizëm janë të njëjtë si të gjithë të tjerët. Por, ka theksuar se te ta ndryshon vetëm mënyra e perceptimit të botës dhe nuk ka të bëjë asgjë me nivelin e ulët të inteligjencës, transmeton KTV. Ndërkaq, koordinatorja për çështjen e autizmit në Kosovë, Afërdita Uka, ka thënë se duhet ditur saktë sa është numri i fëmijëve më autizëm, në mënyrë që të dihet se cilat masa dhe cila shërbime t’u ofrohen të gjithëve pa përjashtim. Autizmi përkufizohet si ndryshim në zhvillimin neurologjik, i cili shoqërohet me vështirësi në ndërveprimin social, vështirësi në komunikim, sjellje përsëritëse dhe interesim të theksuar në gjëra specifike./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›