Karzai pranon se ka marrë fonde nga CIA

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka konfirmuar se zyra e tij ka marrë para nga CIA.
Komentet e tij pasojnë raportimin e gazetës New York Times se Agjencia e Inteligjencës së SHBA-së ka dhënë dhjetëra miliona dollarë para të gatshme për Karzain, transmeton Rel
Ky i fundit ka thënë sot se Këshilli Kombëtar i Sigurisë ka marrë “para nga CIA në 10 vjetët e kaluar”.
“Shuma nuk ka qenë e madhe, ka qenë e vogël dhe fondet janë shpenzuar për të plagosurit, të sëmurit dhe qëllime të tjera të mira”, ka thënë Karzai./Indeksonline/