Rrëmbehen 5 marinarë të huaj në Nigeri

Piratët kanë rrëmbyer pesë marinarë të huaj, përfshirë një rus, në bregdetin jugor të Nigerisë.
Byroja Ndërkombëtare Detare – organ që lufton krimet që lidhen me tregtinë dhe transportin detar – ka thënë se piratët e aramtosur kanë bastistur anijen dhe kanë vjedhur edhe para të gatshme.
Sulmi ka ndodhur më 25 prill, por nuk është lajmëruar nga autoritetet deri më sot. Ambasada e Rusisë në Nigeri ka konfirmuar se një prej marinarëve të huaj është shtetas rus, raporton Rel
Të tjerët janë qytetarë të Birmanisë dhe Shri Lankës.
Rrëmbimi i punonjësve të huaj ndodh shpesh në Nigeri. Pengjet zakonisht lirohen pasi të paguhet një shumë e caktuar parash./Indeksonline/