Raportuesit e APKiE-së nisin takimet për reformat në Shqipëri

Sot takime krerët më të lartë shtetërorë, pas takimeve në konferencë për shtyp
Dy raporterët e Asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës nisën axhendën e takimeve në Tiranë. Gjatë paradites së djeshme, Tomas Jirsa dhe Grigore Petrenco takuan delegacionin shqiptar në KiE, ku u njohën me situatën politike në vend. Në vijim të axhendës së paradites ata u takuan edhe me anëtarët e Komisionit të reformës, parlamentare, të reformës zgjedhore dhe komisionin për veprimtarinë e institucioneve para gjate dhe pas ngjarjeve të 21 janarit. Takime patën edhe me Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe kryetarin e opozitës Edi Rama si dhe me përfaqësues të trupit diplomatik. Me krerët e shtetit dhe të politikës, dhe drejtues të institucioneve të drejtësisë raporterët pritet të takohen sot. Pas takimit me kryeministrin Berisha ata do të japin dhe një konferencë për median Siç konstatohet nga axhenda, misioni fakt-mbledhës do të fokusohet kryesisht në reformat parlamentare dhe zgjedhore, luftën kundër korrupsionit, procesin për zgjedhjen e presidentit të ri dhe hetimet për ngjarjet e 21 janarit.
...