Meta takon raportuesit e KiE: Shqipëria e meriton statusin brenda këtij viti

Misioni faktmbledhës i KiE-së në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri
Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka zhvilluar një takim me dy raportuesit e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës Tomas Jirsa dhe Gregore Petrenco. Gjatë këtij takimi kreu i LSI është diskutuara për klimën politike në Shqipëri dhe hapat që janë hedhur në zbatim të rekomandimeve të Bashkimit Evropian.
Meta i ka njohur dy raportuesit me punën e forcës politike që ai drejton e cilas sipas tij po punon me konstruktivitet në interes të vendit, ndërsa e ka cilësuar reformën zgjedhore kyçe për demokracinë në vend.
Kreu i LSI-së është shprehur se sistemi duhet të garantojë përfaqësimin real të votës, ndërsa ka thënë se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat brenda këtij viti.
Dy bashkë-raportuesit e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Europës, Tomas Jirsa dhe Gregore Petrenco gjatë vizitës së tyre në Shqipëri u takuan me Presidentin e Republikës Bamir Topi, me Ministrin e Drejtësisë Eduard Halimi, me anëtarët e Komisionti të reformës zgjedhore dhe parlamentare. Bisedime u zhvilluan edhe me liderët e partive politike, me delegacionin shqiptar në APKE, me Komisionin parlamentar për hetimin e ngjarjet të janarit 2011, me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Prokurorin e Përgjithshëm, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve dhe komunitetit diplomatik.
Diskutimet u përqendruan kryesisht në reformat elektorale dhe parlamentare, në luftën kundër korrupsionit, zhvillimet në lidhje me zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe në hetimin e ngjarjeve të janarit 2011.
Sot rreth orës 18:00 delegacioni i KiE do të takohet me kryeministrin Berisha dhe në përfundim të takimit, delegacioni i APKiE, do të mbajë një konferencë për shtyp në 18.45 pranë Hotel Rogner, Salla Viena.