Rashbulli shpallet park industrial me koncesion
Me shume se 16 hektare te komunes Rashbull ne fshatin Manskuri ne Durres jane shpallur Zone ekonomike me statusin park industrial. Qeveria miratoi dje kete vendim ku percaktoheshin edhe veprimtarite qe do te kryhen ne kete zone sic jane veprimtarite prodhuese industriale tregtare eksport-importi dhe veprimtarite ndihmese. Nderkaq ne te njejtin vendim percaktohet qe zona e shpallur si park industrial do te kryeje kete funksion per 35 vjet dhe do te jepet me koncesion te formes BOT sipas ligjit qe vepron aktualisht ne vendin tone. Edhe perzgjedhja e zhvilluesit te kesaj zone do te behet sipas te njejtit ligj per koncesionet. Kerkesa per ta kthyer kete hapesire qe i perket komunes Rashbull ne nje zone ekonomike me statusin park industrial ka ardhur nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes dhe do te jete po kjo ministri qe do te zbatoje vendimin qe miratoi dje ekzekutivi.