Plagoset per hakmarrje mesuesi
Mesuesi Roland Daja 35 vjec eshte qelluar pak dite me pare 5 here me thike nga nje i aferm i nxenesit te tij pasi e kishte vleresuar kete te fundit me noten 4. Femija eshte ankuar tek kusheriri i tij 29-vjecari Leonard Loci nga Kruja. Burime te policise bene te ditur se Loci ka shkuar ne ambientet e shkolles duke debatuar fillimisht me arsimtarin. Por pas debatit ai e ka qelluar ate me thike ne ambientet e shkolles duke perhapur panik tek nxenesit dhe stafi pedagogjik. Keta te fundit e kane derguar me urgjence kolegun e tyre te plagosur rende ne spitalin e qytetit. Pas nderhyrjeve kirurgjikale 35-vjecari e ka kaluar rrezikun per jeten. Policia mberriti ne vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet duke marre ne pyetje mesuesit por edhe nxenes te shkolles. Ata kane pohuar sjelljet agresive te Leonard Locit i cili i kerkonte llogari mesuesit per notat jokaluese qe i kishte vene gjate te gjithe semestrit te afermit te tij. Rezultatet e uleta kishin bere qe nxenesi te mos e kalonte dot lenden. Mesohet se femija i ishte ankuar 29-vjecarit se mesuesi i biokimise i kerkonte llogari me shume se te tjereve cka ka ndikuar me pas ne agresionin e Locit ne ambientet e shkolles. Nuk konfirmohet nese ne kete shkolle ka efektive policie por Loci ka arritur te futet pa asnje pengese brenda saj i armatosur me thike. Pasi e ka thirrur mesuesin per nje sqarim ai e ka goditur disa here ate duke e lene te pergjakur ne ambientet e shkolles skene e cila eshte pare nga dhjetera femije. Pas ngjarjes autori i plagosjes eshte larguar nga shkolla per ti shpetuar ndjekjes se policise. Blute nisen hetimet dhe arriten ta identifikojne mjaft shpejt 29-vjecarin duke i adresuar atij edhe autoresine e ngjarjes se rende e cila per pak precipitoi me viktime. Policia ka ngritur akuzen e vrasjes se mbetur ne tentative ne rrethana cilesuese per Leonard Locin. Pasi ka dale nga rreziku per jeten grupi hetimor mori edhe deshmine e mesuesit te plagosur ndersa hetimi eshte zgjeruar edhe ne verifikimin e regjistrit te klases ku studionte nxenesi mbetes ne te cilin ishin te shenuara notat e tij.
KRUJE/ ROLAND NIKOLLI