E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmusen: Ende herëtpër anëtarësimin eMalit të ZI në NATO

POdGORICE - Mali i Zi bëri një përparim të qartë në integrimin euroatlantik, por është ende herët të bisedohet për datën për anëtarësim në Aleancë, deklaroi dje në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Anders Fogh Rasmussen.

"NATO vlerëson përparimin e Malit të Zi. Autoritetet malazeze tashmë duhet të fokusohen në planveprimin për anëtarësim'', theksoi Rassmusen në një konferencë për shtyp, pas takimit me kryeministrin malazez, Igor Lukshiç.

''Fakti që Mali i Zi dërgoi ushtarët e tij në operacionet në Afganistan është shenjë e qartë për angazhimin e sigurisë euroatlantike dhe stabilitetin ndërkombëtar'', theksoi zyrtari i parë i NATO-s duke konfirmuar se Aleanca është garanci e paqes dhe stabilitetit në Ballkan.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›