Thikë kundërMurinjos, por plagosetbodigardi
SPANJE- Urrejtja ndaj Zhoze Murinjos duket se ka kaluar çdo limit në Spanjë. Sipas asaj që ka zbuluar radioja spanjolle “Cadena Ser”, trajneri portugez i Realit të Madridit ka rrezikuar goditjen me thikë në fund të ndeshjes me Deportivon, të shtunën e kaluar. Ngjarja ka ndodhur në aeroportin e La Korunjës, kur një person ka tentuar të ndëshkojë teknikun madrilen. Ka qenë një pjestar i sigurisë së klubit, që ka ngrënë thikën në vend të Murinjos, duke mos lejuar prekjen e tij. Bodigardi quhet Eduardo dhe ka marrë një plagë prej 4 centimetrash në kofshë. Sipas radios së njohur spanjolle, Murinjo i është afruar një grupi tifozësh që i kërkonin autograf dhe bodigardi e ka ndjekur nga pas për të evituar agresionet. Në këtë pikë, një person tentoi ta godasë me thikë, por Eduardo i ka dalë para, duke mos e lejuar dhe duke e marrë vetë goditjen. Ai nuk ka bërë zë aspak dhe ka shoqëruar Murinjon në autobus. Portugezi është njoftuar vetëm të enjten në mbrëmje për këtë ngjarje, ndërkohë që bodigardi sërish është parë me ekipin. Murinjo është bërë një person jo i zakontë në Spanjë, ku është grindur me trajnerë, lojtarë e arbitra.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)